Klosi për Bracen:
Secili ka mendimin e tij

Klosi për Bracen:<br />Secili ka mendimin e tij
Blendi Klosi, sekretar organizativ i PS deklaroi në një intervistë për Top Channel se ndarja e bërë nga Asambleja është më specifike, më e detajuar dhe që kërkon që të gjithë të zgjedhurit e PS të përhapen 100 përqind në gjithë territorin e Shqipërisë. “Ne do të kontaktojmë me çdo shqiptar, per t'i dhene atij informacion mbi programin tone, çfarë ne premtojmë që do të bëjmë kur të vijmë në qeverisje, çfarë propozojmë që të bëjmë dhe çfarë ne ofrojmë kur të vijmë në qeverisje", tha Klosi.
Sipas tij kjo ndarje ka të bëjë me një program politik, i cili u miratua edhe në kryesi edhe ne Asamble ka detyra dhe afate konkrete. “Askush nuk është i pazëvendësueshëm në këtë parti, askush nuk është i pakritikueshëm dhe do të jetë puna e gjithësecilit që do të jetë kriteri bazë, vlerësimi për çdo anëtar kryesie, për çdo anëtar të Asamblesë Kombëtare, për çdo të zgjedhur të kësaj partie. Jemi të gjithë jo në shërbim të një grupi të caktuar, jemi të gjithë në shërbim të shumicës së popullsisë që nuk do më të qeveriset nga Sali Berisha", tha Klosi.
Pas reagimit të Braçes, Klosi për Shqiptarja.com, deklaroi se Partia Socialiste është një parti që ka diversitet të madh mendimi. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime