Klosi tha se qeveria ka vendosur një moratorium duke mos dhënë më leje të reja shfrytëzimi për guroret.
Fjala e plotë e ministrit:
“Po të shikojmë nga një analizë që kemi bërë në të gjithë Shqipërinë ku nuk ka shpëtuar edhe qarku i Beratit, si një nga qarqet që ka më shumë pika të shfrytëzimit të guroreve, në të 270 rastet qe ka Shqipëria pothuajse që të gjitha kanë problematikat e tyre, përsa i përket zbatimit edhe të lejes mjedisore. Në qoftë se do të kishim një shtet që do të zbatonte 100% ligjin, penaliteti do të ishte shumë i madh në radhë të parë për pronarët e këtyre guroreve. Duke pasur parimin e drejtpërdrejt të mbështetjes së biznesit, nuk jemi kundër biznesit të guroreve, por jemi që biznesi përveç parave që fiton nga biznesi i ndershëm të mos fitojë para duke shitur mjedisin, duke shitur pasurinë e përbashkët, duke e vjedhur çdo ditë pasurinë e përbashkët edhe të banorëve të cilët kanë ngritur shqetësimin e tyre nëpërmjet platformës së bashkëqeverisjes. Në kuadër të operacionit tonë “Pastrojmë Shqipërinë që duam” në radhë të parë kemi vendosur moratorium për dhënien e lejeve të tjera përsa i përket guroreve. Nuk kemi dhënë asnjë leje në qeverisjen e re të Partisë Socialiste dhe bashkëqeverisjes me qytetarët, për guroret e reja pa zbatuar kërkesat që kanë kontratat që firmosin kompanitë me shtetin. Zbatimi i legjislacionit, bashkëqeverisja me qytetarët është thelbi me të cilin ne duam të pastrojmë Shqipërinë” .
m.p/Shqiptarja.com