Klosi prezanton prioritetet: Rrisim
 kontributet me skema dytësore

Klosi prezanton prioritetet: Rrisim<br /> kontributet me skema dytësore
TIRANE - Nga puna, te sigurimet shoqërore, rinia dhe mbrojtja sociale, janë disa nga prioritetet e ministrit të ri të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi. Një një format ndryshe, Klosi, ka paraqitur prioritetet duke falenderuar dhe ish-ministrin Erion Veliaj për punën që ka bërë gjatë 2 viteve.

Puna
Sipas Ministrit të Mirëqenies Sociale, në programin qeveritar janë parashikuar 300 mijë vende pune për 4 vitet e para dhe deri tani janë hapur 120 mijë vended he pritet që numëri të rritet nëpërmjet arsimit profesional. “Objektivi im kryesor në një nga ato çfarë do mund të bëj dhe që do jetë objektivi kryesor i punës time: është të rikthejmë arsimin profesional nga një sistem ku nxënësit shkojnë me një mundësi më pak, në një sistem ku nxënësit shkojnë për një aftësi më shumë. Modernizimi i Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe rritja e cilësisësë shërbimeve të punësimit. Partneriteti me biznesin dhe promovimi i partneritetit publik privat”, - janë disa nga projektet e Klosit për punësimit.

Mbrotja sociale
Një ndër objektivat kryesor të Blendi Klosit do të jetë dhe mbrojta sociale, ku pritet të dixhitalizohet skema e ndihmës ekonomike dhe e personave me aftësi të kufizuar. “Transformimi i Skemes së Ndihmës Ekonomike në skemë aktive nëpërmjet Programit të Riintegrimit Social. Reforma e Personave me Aaftës të Kufizuar nëpërmjet dixhitalzimit të skemës dhe rishikimi i sistemit të vlerësimit. Reforma e Shërbimeve Shoqërore dhe Decentralizim të shërbimeve sociale”, - u shpreh Ministri i Mirëqenies Sociale.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)