Klosi publikon shifra: 850 mijë turistë të huaj deri në gusht! Liruam 30 mijë m2 plazh vetëm në Durrës

DURRËS-Nga aksioni anti-informalitet në qarkun Durrësit janë liruar 30 mijë m2 plazhe publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme nga pronarë biznesesh.

Ditën e sotme është mbledhur Task Forca, ku të pranishëm ishin ministri Blendi Klosi dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako. Kjo e fundit vuri në dukje se këtë sezon turistik parashikohen të grumbullohen 10 milion lekë më shumë, krahasuar me një vit më parë.

“Nëse vjet janë mbledhur 40 milionë lekë, këtë vit parashikohen 50 milionë lekë të reja”- tha Sako duke siguruar se aksioni do të vazhdojë në të gjithë vijën bregdetare. Deri tani janë liruar hapësira në plazhin e madh, sektorin Rinia, Currila dhe shkëmbin e Kavajës.

Duke folur me gjuhën e shifrave, ministri Klosi evidentoi që në muajin gusht ka pasur një rritje të turistëve të huaj që kanë ardhur drejt Shqipërisë.

"Numri i pasaportave të huaja që kanë hyrë deri më sot për muajin gusht është rritur me 10% krahasuar me gushtin e një viti më parë, duke shënuar 850 mijë pasaporta të huaja deri më 17 gusht", tha Klosi.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 18/08/2019 13:04

    po parkingun mbi rere tek vollga prane pistes do e lironi per qytetaret, apo e ka Dako ne pronesi me ndihmen e ndonje te forti te lagjes, lirojeni ate parking qe eshte turpi i Durresit dhe te ngrihen cadrat per qytetaret ne rere dhe jo makinat e horrit qe ka nenshtruar shtetin ne durres prej 10 vjetesh,,,,

    Përgjigju
  • YYY: 17/08/2019 16:35

    Thoni kemi liruar 30 mije m2 plazhe! Pra behet fjale per 3 hektar, shifer qesharake po te kemi parasyshe siperfaqet e plazheve te pushtuara ne gjithe vijen bregdetare.

    Përgjigju
  • Mali i Robit: 17/08/2019 16:09

    Kesaj i thone te genjesh ne driten e djellit.Po ke burrni p Köos tave me kos me zrego qofte dhe nje m katror ülazh publik Nga hotel GRINT deri le Prestigj i pronarit te weus 24... aty banda mafioze Mussbelliu Prestigj Family Kastrati Princi Klajdi Ujvara Aleri Xhelal Mziu Monako Grinti dhe i pangopuri FAFA qe ka zene 50% te gjithe ketij plahi natyrisht si skraparllij e me suport politik

    Përgjigju
    • Shkembi i kavajes: 17/08/2019 19:30

      Harrove dhe Cinco, Gerti, Sazani ku kane devijuar edhe pedonalen.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare