Klosi: Rama kryeministër pas 18
qershorit, Meta është akoma i ri

Klosi: Rama kryeministër pas 18<br />qershorit, Meta është akoma i ri
“Rama dhe Meta plotësojnë njëri-tjetrin dhe do hyjnë si koalicion në zgjedhjet e 18 qershorit”.
 
Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi deklaron se Rama dhe Meta do të hyjnë bashkë në zgjedhjet e 18 qershorit sepse janë në mesin e reformave.
 
I ftuar në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, Klosi tha se Rama dhe Meta plotësojnë njëri-tjetrin dhe do të hyjnë bashkë në zgjedhje.
 
“Plotësojnë njëri tjetrin, kur Rama nuk pranon diçka, i pranon Meta, dy paritë kanë pranuar se do jenë në një koalicion. Partitë kanë diferenca në mendime apo edhe elektorat dhe strategji por do të jenë bashkë, do ishte gabim i madh po të mos shkojnë, duhet të shkojnë bashkë, janë në mesin e reformave të koalicionit. Kanë bërë reforma si reforma administrative, reforma në drejtësi dhe reformat duhen çuar deri në fund, po të mos shkonin bashkë do ngeleshin reformat në mes. Sikur të ndaheshin do ishte gjë e rëndë dhe e pabesueshme”, tha Klosi.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog

Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog