Klosi sfidon LSI: PS i merr
5 mandate në Berat

KUCOVE-Në një takim me banorët e Gurit të Bardhë në Urë Vajgurore, Blendi Klosi porositi cdo banorë që të mos bien pre e rryshfetit të votës.

Kryesuesi i listës së Qarkut të Beratit ndër të tjera theksoi se reformat e bëra gjatë katër viteve shëndruam sistemin e mbrapshtë të krijuar në 25 vite.

Po ashtu ai ka sfiduar hapur LSI për numrin e mandateve që sipas tij PS do fitojë.

“Ne mundemi,ne kemi të gjitha mundësitë këtu në qarkun e Beratit ti marrim të pesta mandatet. Unë kam garancinë maksimale që po të ndodhin zgjedhjet sot ne i marrim pesë mandate”, deklaroi Klosi.

Fjala e plotë
Një nga reformat që kemi bërë është reforma e pensioneve,se pensionet për 25 vite kanë qënë çamur.Njerëzit punonin dhe asnjë nuk paguante kontributet e pensioneve.Vite të tëra pensionesh kanë humbur nga një sistem i mbrapshtë.Reforma ka ndryshuar dhe plotë 200 mijë të rinj paguajnë siguracionet,pra kanë dalë nga puna e zezë.

Një reform tjetër jashtëzakonisht e rëndësishme që ndihet këtu në Urë dhe ka bërë diferencën është reforma territoriale.Bashkia e Urës është bërë katër herë më e fortë sepse ka forcën e bashkisë së Urës së vjetër,Poshnjes,Kutallisë dhe Cukalatit.Të katërta njësitë janë bërë bashkë dhe kryetarja e bashkisë ka shumë më tepër mundësi që të menaxhojë më shume fonde,të ketë më pak kosto administrative,port ë ketë më shumë investime për njerëzit.Kjo është arritja më e madhe e reformës territoriale.

Kjo fushatë elektorale ka edhe një specifikë tjetër,ne jemi në këtë fushatë me veten tonë.Ne jemi përballë me njerëzit tanë.Forca e PS dhe lidershipi i Edi Ramës ka shumë nevojë që të mbeshtetet dhe të jetë i plotë.Ne nuk duhet ta bëjmë qeverisjen pazar me qeveritë e vogla.Po në këtë garë ne kemi një synim,të marrim pesë mandate për Partinë Socialiste.Kush do që Edi Rama të jetë një Kryeministër i fortë me pesë mandate duhet të votojë PS.

Ne mundemi,ne kemi të gjitha mundësitë këtu në qarkun e Beratit ti marrim të pesta mandatet.Unë kam garancinë maksimale që po të ndodhin zgjedhjet sot ne i marrim pesë mandate.

Mos të lejojmë askënd të manipulojë votën.Duam të kemi një fushatë sa më të qetë,por ama duam që të jemi të ndershëm te vota.Ndaj bëni përpjekje që vota e qytetarëve të jete e ndershme,të jetë e lirë dhe pa deformime.

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki