Klosi: Sporti shqiptar është
shembull për barazine gjinore

Klosi: Sporti shqiptar është<br />shembull për barazine gjinore
Ndërsa barazia gjinore në disa fusha në vend lë për të dëshiruar, “në sport, është arritur prej kohësh”.

Ku është gjykimi i shprehur sot nga ministri i Mirëqënies Sociale, Rinisë dhe Sporteve, Blendi Klosi, në manifestimin: Sporti për Zhvillimin e Një Shoqërie të Barabartë, që u zhvillua në kryeqytet në kuadër të 6 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.

Nëse flasim konkretisht për sport, mund të them se barazia gjinore është arritur prej kohësh në Shqipëri. Kemi kaq shumë sportiste të cilat kanë bërë karrierë të shkelqyer brenda vendit tonë, kanë qenë medalje të arta jo vetëm këtu por edhe në arenën ndërkombëtare. Janë sot Ambasadore shumë të mira, si sportistja Luiza Gega këtu e pranishme, apo edhe Klodiana Shala e pranishme gjithashtu, të cilat janë frymëzuese për breza të tërë të vendit tonë, apo edhe ekipe të ndryshme me vajza të cilat kanë bërë karrierë të shkëlqyer e na krenojnë në kompeticione ndërkombëtare”, u shpreh Klosi.

Në aktivitetin “HeforShe”, zhvilluar me iniciativën e UN Women ishin të pranishëm edhe të rinj, përfaqësues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Ambasadave Suedeze, Hollandeze dhe Franceze.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)