Klosi takim me përfaqësues të
biznesit: Vazhdoj projektet e Veliajt

Klosi takim me përfaqësues të<br />biznesit: Vazhdoj projektet e Veliajt
TIRANË - Blendi Klosi, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka organizuar sot një takim me përfaqësues të biznesit për të diskutuar mbi praktikat e punës dhe punësimin.

Gjatë takimit Ministri Klosi tha se do të punojë për të vazhduar projektet që ka lënë pararadhësi i toj Erion Veliaj si dhe premtimin e qeverisë për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës.

Por, teksa diskutohej lidhur me punësimin e të rinjve që dalin nga arsimi profesional, Klosi tha se bizneset nuk marrin në konsideratë nxënësit që dalin nga këto shkolla. Ndërkohë Donika Mici përfaqësuese e biznesit te këpucëve tha se taksat që aplikon qeveria janë të larta dhe propozoi që të ulen në masën 10%.

Dua të vazhdoj projektin për mbajtjen e premtimit për hapjen e 300 mijë vendeve te punes. Sikurse ka bërë edhe paraardhësi im, do të vazhdoj bashkepunimin me bizneset. Bizneset ende nuk i marrin ne konsiderate nxenesit qe dalin nga arsimi profesional”, - tha Klosi.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e biznesit u shprehën se taksa 15 % e biznesit duhet ulur. Përfaqësuesit e biznesit po ashtu theksuan se për shkak të politikave që ndjek vendi ynë, biznesi shqiptar nuk mund të ecë me hapin e vendeve fqinje të Europës.

“Duhet ulur Taksa 15% e biznesit. Duhet ta rikthejmë taksën e sheshtë”, - thanë ata.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median