Klosi: Zgjedhjet me 18 qershor
rikonfirmojnë Ramën kryeministë

Klosi: Zgjedhjet me 18 qershor<br />rikonfirmojnë Ramën kryeministë
Në një takim me të rinj të Beratit, drejtuesi politik i këtij qarku për Partinë Socialiste Blendi Klosi, deklaroi se zgjedhjet do të mbahen sipas përcaktimit kushtetues, në datën 18 qershor dhe do të jenë brenda të gjitha normave të demokracisë.
 
“Asnjë shqetësim për standartin e zgjedhjeve. Zgjedhjet do të mbahen sipas të gjitha normave demokratike”, deklaroi Blendi Klosi.
 
I deleguari i PS në Berat deklaroi gjithashtu përpara të rinjve se 18 qershori, jo vetëm do të rikonfirmojë fituese Partinë Socialiste, por do të rikonfirmojë fitoren e saj të thellë si garancia për të vijuar reformat e nisura nga qeveria Rama.
 
Ndër to, Klosi veçoi reformën në arsim, në arsimin profesional dhe atë të lartë, të cilat kanë nisur të japin rezultatin e parë të lidhjes së edukimit me tregun  e punës.
 
“Vota jonë masive pro Partisë Socialiste do të jetë garancia e mbrojtjes së gjithë reformave që kemi bërë në këto katër vjet dhe gjithashtu garantuesja e vijmit të tyre në katër vitet e tjera”,
deklaroi Klosi.
  
Klosi shprehu bindjen e plotë se 18 qershori do të rikonfirmojë kryeministër Edi Ramën, do të konfirmojë ashtu si në 26 vjet, Beratin si bastion të Partisë Socialiste.
 
Ai i bëri ftesë të gjithë të rinjve të jenë të pranishëm në Sheshin Skënderbej ditën e enjte, në orën 18:00 në takimin e të rinjve nga e gjithë Shqipëria, votues për herë të parë.
 
Deputetët e Partisë Socialiste të qarkut të Beratit, ftuan gjithashtu të rinjtë të vendosen në krye të fitores në 18 qershor.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij