Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" sekretari organizativ i PS Blendi Klosi shpjegon strategjinë e opozitës për të ruajtur votën dhe maksimalizuar rezultatin në zgjedhjet e qershorit të vitit të ardhshëm. Puna derë më derë, sqarimi i votuesit, pastrimi i listave të zgjedhësve dhe krijimi i grupeve të punës për të funksionuar si shtabe elektorale në bazë, janë disa elementë të strategjisë organizative elektorale që grupi katërsh i kryesuar nga Ruçi, Klosi, Fino dhe Xhafaj do të implementojnë deri ditën e zgjedhjeve me të gjitha strukturat e PS. Klosi shpjegon mënyrën e koordinimit e skemën e parandalimit të ndërhyrjes së qeverisë në zgjedhje.
Në mbledhjen e fundit të kryesisë së PS është ngritur grupi i Strategjisë Organizative që do jetë dhe si një shtab koordinues për periudhën deri në zgjedhje. Ka ndonjë strategji për ngritjen e grupeve të punës deri në bazë për mbrojtjen e votës...?
Përpara se të shkojmë te ruajtja e votës them ta sqarojmë termin "grup të mbrojtjes së votës". Sepse ne realisht do të duhet ta heqim këtë element, pra debatin e ruajtjes së votës nga debati politik në Shqipëri. Është absurde që akoma në Shqipëri pas 22 vitesh demokraci, disa herë më shumë se sa flitet për projekte, programe dhe ndryshime alternativash mes forcave të ndryshme politike në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare apo për ato vendore, debati më i madh vazhdon të jetë ruajtja e votës, infrastruktura zgjedhore me gjithë mangësitë në këto elementë, apo dhe abuzimet dhe manipulimet në ditën e votimit.
Po cili është shqetësimi real atëherë...?
Të gjitha këto janë realisht probleme që duhet të na shqetësojnë, por PS do të veprojë në të dyja linjat. Ashtu sikurse e kemi thënë dhe më parë, mbrojtja e votës dhe administrimi i ditës së zgjedhjeve do të jetë një punë e detajuar e cila do të ndërmerret në vazhdimësi. Por njëherësh dhe e gjithë puna organizative e partisë do të marrë një frymëmarrje tjetër. Tashmë me caktimin e ditës së zgjedhjeve më 23 qershor 2013, ka filluar numërimi mbrapsht i ditëve dhe në këtë numërim mbrapsht çdo ditë do të jetë shumë e ngarkuar me punën organizative të PS. Për këtë arësye, në zbatim të vendimit të kryesisë së PS në mbledhjen e saj të fundit, është ngritur grupi për strategjinë organizative, grup i cili do të ndjekë në vijimësi, në çdo njësi të PS, në çdo hallkë të funksionimit të partisë, procesin për zbatimin e strategjisë së miratuar nga Asambleja Kombëtare e PS. Miratimi në Asamble i Strategjisë organizative dhe elektorale ka shtruar detyra konkrete e specifike për çdo strukturë të partisë. Janë detyra që kanë të bëjnë me përçimin e mesazhit politik të PS tek votuesit, ku do të evidentohet qartazi diferenca mes forcave tona politike dhe përse duhet të votojnë PS.
Më konkretisht çfarë do të shfaqni në takim me votuesit...?
Kemi marrë vendim në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të PS për të përballuar një punë të madhe në forcimin e strukturave, për të evidentuar të gjitha shqetësimet e qytetarëve, duke ofruar alternativën e zgjidhjes përmes programit tonë që do të bëhet realitet menjëherë pas ardhjes në pushtet, si dhe për të punuar fort me zgjedhësit e PS. Po ajo që është më e rëndësishmja është se, nga të gjitha strukturat socialistë do ketë një organizim dhe punë të fortë për të sjellë sa më shumë votues të PS që për arësye të ndryshme e kanë të vështirë të votojnë. Dhe në këto 'arësye të ndryshme' futen mungesa e infrastrukturës zgjedhore, amullia e paimagjinueshme që ka sot shteti shqiptar që s'të ofron në asnjë njësi zgjedhore informacion të plotë apo infrastukturë të qëndrueshme. Kemi me mijëra lëvizje migratore dhe emigratore, kemi një vend shumë të politizuar ku aq shumë flitet aq shumë debatohet politikisht dhe pjesmarrja në votime është në rangjet e pak më shumë se 40%, që janë të pajustifikuara. Prandaj ne si socialistë duhet të punojmë shumë për infrastrukturën zgjedhore dhe mbrojtjen e kësaj infrastrukture, që të jetë në të gjitha parametrat e ligjit. Natyrisht që paralel me këto elementë do të duhet implementuar dhe sistemi i mbrojtjes së votës, që nuk është një sistem që mund të funksionojë vetëm ditën e votimit. Detyra e gjithë strukturës së partisë është që të sjellë sa më shumë njerëz në votim, sepse numri i madh i votuesve është mbrojtja më e mirë e ditës së zgjedhjeve. Njëherësh dhe aktivizimi sa më shumë i elementëve të cilët duan fitoren e PS e opozitës dhe humbjen e Sali Berishës. Pra që nuk duan që Sali Berisha të jetë kryeministër i vendit.
Këto do të jenë masat kryesore...?
Mund të them që në detaje kjo do jetë një përpjekje e vazhdueshme që ka filluar tashmë të funksionojë, deri në ditën e zgjedhjeve. Në thelbin e saj është shumë e qartë, që PS në 22 vjet demokraci asnjëherë nuk ka kërkuar manipulimin e zgjedhje, por ka kërkuar numërim të drejtë dhe të saktë të votës së saj. Mendoj që kemi të gjitha kushtet e hapësirat që të punojmë shumë në terren me votuesit, të mbledhim sa më shumë mbështetës të partisë sonë, për të njohur sa më mirë listën e votimit gjatë gjithë kësaj periudhe dhe ditën e votimit. Natyrisht që me ndryshimet në Kodin zgjedhor kemi më shumë mundësi manovrimi, që do të duhet të implementohen në njohjen e listës së votimit, në kontrollin që duhet t'i bëhen bazës qëndrore të të dhënave në Ministrinë e Brendshme. Po ashtu të kemi njerëzit tanë kudo, që të vazhdojnë në çdo moment që të jenë vigjilentë. Problemi më i madh që ka politika shqiptare nuk është problemi i përballjes së forcave politike mes tyre, por është një forcë politike siç është PS e një forcë tjetër politike siç është PD që është shndërruar në shtet. Pra manipulimi i ditës së zgjedhjeve nuk vjen vetëm nga komisionerët apo nga numëruesit e PD. Problemi i demokracisë shqiptare gjatë gjithë këtyre viteve vazhdon të jetë dëshira e Sali Berishës dhe e njerëzve të besuar të tij që tashmë kanë emra të përveçëm, Ferdinand Pone, Njazi Kosovrasti, Arben Ristani dhe Armand Teliti, njerëz që në 20 vite kanë bërë po të njejtin manipulim të procesit zgjedhor. Pra kemi një forcë politike që përballet me një shtet të tërë që kërkon të manipulojë votat. Këto janë detyrat kryesore që PS ka marrë dhe ne do të punojmë fort për të garantuar fitoren e sigurtë. Jemi të sigurtë që ditën e votimit PS do kete një lumë shumë të madh votash, por dhe kundërshtarët e Sali Berishës ditën e votimit do të jenë aq shumë sa s'do të ketë më dot asnjë mundësi manipulimi.
Grupi i strategjisë Organizative që kryesohet nga katër drejtuesit më të lartë të PS si do të funksionojë, si do të garantojnë koordimin e gjithë punës deri në zgjedhje?
Grupi i Strategjisë Organizative është një bërthamë qëndrore e PS, një strukturë që vjen si vendimmarrje e organeve drejtuese të partisë sonë, për të pasur një lidhje të drejtëpërdrejtë me strukturat e partisë. Ajo që tashmë është kuptuar qartë nga gjithë PS dhe lidershipi i saj është se puna në terren është arma më e fortë që do përdorë PS në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do jetë forca më e madhe e partisë sonë në garantimin e fitorës në këto zgjedhje. Skema do funksionojë në zbritjen në terren të të gjithë partisë, kontaktimin e çdo mbështetësi të PS ose jo, takimet derë më derë me çdo votues i cili nuk do që të qeveriset më nga Sali Berisha dhe biseda e shtruar me të, strategji e cila do të impelemtohet duke filluar që tani dhe në muajt në vazhdim.
Çfarë do të kërkoni nga strukturat e partisë...?
Ajo që do të kërkojmë nga të gjitha strukturat e partisë, është zhdëvjelltësia e punës dhe e komunikimit në terren, përmes strukturave sa më fleksible të partisë, por që të jenë sa më pranë qytetarëve, shqetësimeve dhe kërkesave të tyre. PS si forca më e madhe politike në vend, është një forcë që i ka strukturat e saj në çdo komunitet, në çdo njësi dhe çdo grup interesi. Dhe të gjitha këto struktura do të duhet të koordinohen, do të duhet të minitorohen dhe të gjitha këto struktura do duhet të drejtohen. Pikërisht për këtë qëllim është ngritur grupi i strategjisë organizative i cili do të shërbejë si një shtab organizativ i fushatës elektorale të PS, që nga dita e krijimit e deri ditën kur Sali Berisha të mos jetë më kryeministër i këtij vendi. Historitë me Sali Berishën kanë treguar se jo vetëm në momentin kur humbet në kutinë e votimit, jo në momentin kur humbet në numërim, por në momentin kur shpall dhe deklaron humbjen është momenti i fundit i tij. Gjatë gjithë kësaj periudhe duhet pasur shumë vëmendje dhe duhet punuar në çdo moment që fitorja jo vetëm të sigurohet në vota por të sigurohet në procesverbale, në numërim dhe në shpalljen e vendimmarrjes, të cilat për hir të së vërtetës në Shqipëri kanë qënë shpesh me probleme.
Ky organizim do të shtrihet dhe në bazë në bashkëpunim me aleatët aktuale dhe më gjerë....?
Ky është një organizim i brendshëm i Partisë Socialiste. Përsa i përket aleatëve, tashmë parimet tona janë të qarta. Aleancat me PS janë aleanca programore. Ne kërkojmë të bëjmë aleancë me të gjitha ata të cilët nuk pranojnë të qeverisën më nga Sali Berisha dhe po ashtu duan që qeverisja e ardhshme e forcave opozitare të jetë një qeverisje ndryshe nga kjo e sotmja, që të jetë një qeverisje e ngritur mbi parime, mbi mirëqeverisje dhe mbi një strategji për një luftë të hapur kundër korrupsionit dhe fenomeneve negative, të cilat dëmtojnë zhvillimin e vendit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com