Të hënën më 7 Janar Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të nisw procedurat për ngritjen e Prokurorisë Speciale Anti-korrupsion njohur ndryshe si SPAK.
Po ashtu pritet që në mbledhjen e nesërme, e cila do të mbahet në ambjentet e ish-KLD-s të emërohen në detyrë edhe 6 magjistratët të cilët prej 4 muaj kanë mbetur pa punë dhe pa pagesë pasi nuk u emëruan.
Shkak për mosemërimin e tyre u bë kufizimi i kompetencave të kryeprokurorit me ndryshimet ligjore dhe reformën në drejtësi.
Por çfarë është SPAK njohur si Prokuroria e Posaçme?
Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatës së Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe Gjykatës së Lartë, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj.
Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dhe kanë një mandat nëntëvjeçar. Mandati pezullohet apo ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit.
Prokurorët e Posaçëm, në ushtrimin e funksioneve të tyre, veprojnë dhe marrin vendime në mënyrë të pavarur, bazuar në parimet e ligjshmërisë, objektivitetit dhe paanshmërisë. Prokurorët e posaçëm zbatojnë udhëzimet e përgjithshme, të dhëna me shkrim nga prokurori më i lartë, sipas këtij ligji. Prokurori më i lartë nuk mund t’i japë udhëzime një Prokurori të Posaçëm lidhur me thelbin e hetimit apo çështjes.
Ndërsa prokurorët që do të bëhen pjesë e SPAK do të kenë kufizime dhe kontrolle në komunikimet elektronike jo vetëm të tyre por edhe të familjarëve të cilët do ti nënshtrohen kontrollit.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A merr fund kriza në PD me zgjedhjen e kryetarit të ri më 29 korrik?
-
Po
16.9%
-
Jo
77.3%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1355
Lajme të tjera
-
Dekonspirimi i aksionit për arrestimin e Dakos, SPAK nis hetimet ndaj personave që nxorën sekretin hetimor
7 Qershor, 16:29
-
Arrestimet nga SPAK, avokati Ngjela në Report Tv: Akoma s’kanë goditur nivelet e larta, kanë frikë ore! Vetëm politika amerikane na bën punë
7 Qershor, 14:52
-
Arrestimi i Dakos, Vangjeli: Çdokush në Tiranë do habitet nga dosjet në vijim! Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: SPAK të rrisë ritmin e arrestimeve të zyrtarëve të lartë
7 Qershor, 14:37
-
U arrestua nga SPAK/ Pasuria e Dakos, nga pallati 11 kate deklaruar 72 mln lekë tek 25 apartamentet e garazhet! Karriera, fuqia elektorale dhe goditja nga SHBA
7 Qershor, 14:20
-
Gjyqi i Fatmir Mediut merr kthesë të papritur, gjykata pranon palë 290 të dëmtuarit e tragjedisë së Gërdecit! Përfaqësuesit e SHBA ndoqën procesin
7 Qershor, 13:42
-
Do ndikonin te Drejtori i Burgjeve për të punësuar një person, SPAK arreston dy ish-efektivët e forcave operacionale të burgjeve
7 Qershor, 10:34
-
Arrestimi i Vangjush Dakos, Report Tv siguron dosjen: Pallati nisi 7 kate në 2011, leja i doli në 2014 kur ishte bërë 11 kate
7 Qershor, 10:27
-
VIDEO/ Afera e klanit Berisha me klubin Partizani, Balla dëshmoi mbi 3 orë në SPAK: Çështjes do i shkoj deri në fund! Kallëzova edhe për OSSH
7 Qershor, 09:53
-
Nata e parë në qeli e Vangjush Dakos, 6 urdhra arreste të ekzekutuara! SPAK: Legalizuan pallatin 11 katësh para daljes së lejes së ndërtimit, tenderi i shëtitores u llogarit 10 herë më shumë
7 Qershor, 09:21
-
Përfundon rinumërimi i kutive për bashkinë e Belshit në KAS, shpallet fitues kandidati i PS
6 Qershor, 19:05
-
Arrestimi i Vangjush Dakos, Rama nga Berati: S’është e lehtë por jemi krenarë që goditen njerëz të lidhur me pushtetin! Duhet durim në luftën kundër korrupsionit
6 Qershor, 18:17
-
Arrestohet Vangjush Dako, akuzohet për leje ndërtimi për pallatin e dëmtuar dhe tenderin e shëtitores! SPAK urdhër arrest dhe për 8 ish-zyrtarë e 1 ndërtues
6 Qershor, 17:10
politika be dite zie, me kom te mbar ishalla
Përgjigju