Komisioni i Ligjeve ka miratuar komisionin ad hoc për zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. N/ komisioni do të përbëhet nga 3 anëtarë nga shumica dhe 2 nga opozita. Emrat e PS për komisionin; Ulsi Manja, Vasilika Hysi dhe Klotilda Bushka. Nga PD Oerd Bylykbashi dhe nga LSI, Nasip Naço. Në komision nuk munguan debatet dhe batutat, por në fund n/ komisioni u miratua nga të dy palët. Opozita përmes deputetit Halimi deklaroi se do të marrë pjesë në komision, pasi bojkoti do t’i jepte sipas tij, mundësi shumicës për t’i kapur.
“Bojkoti i këtyre proceseve do i japë maxhorancës mundësinë për kapjen e drejtësisë. Me qëndrimin e PD për të marr pjesë në procesin e ngritjes se organeve të reja të drejtësisë ne i bëjmë një shërbim të madh vendit” tha deputeti demokrat. Ndërsa kryetari i komisionit të Ligjeve, Manja uroi që opozita të ruajë një rol konstruktiv. “Shpresojmë që deri në fund do të luani rolin tuaj konstruktiv në reformën në drejtësi”.
Anëtari i komisionit të Ligjeve në PD, Alibeaj tha se kandidatët nuk i plotësojnë kushtet, ndërsa Sekretari i Kuvendi i ka kualifikuar tre kandidatë për KLP. ‘Fjala e ONM u tha se do të ishte urdhër. Institucioni tha se tre kandidatë nuk i plotësojnë kushtet, por Sekretari i Kuvendit i kualifikoi, duke thyer ligjin dhe besimin e shqiptarëve. Pse nuk i respektoni ndërkombëtarët. Në rastin e kryeprokurorit ju u betuat për opinionin e tyre, por tani pse nuk e dëgjoni ONM. U nisëm të bënim reformë në drejtësi nga Xhoni, Fernando, Hahn dhe Juncer dhe përfundojmë t’u japim shqiptarëve drejtësinë e Gencit”.
Por Ulsi Manja tha se opozita ka hallin e protestës se nuk ka njerëz që t’i bashkohen. “Jemi në prag të protestës, në finale shqiptarët do të marrin drejtëisnë. Protesta është problem se nuk ka njerëz” tha ai. Ngritja e KLP-së pritet t'i japë fund edhe sa i takon diskutimit të ligjshmërisë në zgjedhjen e Prokurores së Përkohshme, Arta Marku.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
43%
-
Njësoj
23.1%
-
Më keq
33.9%
Vota total: 558
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Himara, sallatë greke, apo beteja mes dy Vangjelëve?
1 Gusht, 07:58
-
Dha dorëheqjen pas dhunës të të birit për guroren, vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja zgjidhet anëtare e Asamblesë së PS
1 Gusht, 07:45
-
Temperatura deri në 37 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
1 Gusht, 07:23
-
Lajme të mira në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot
1 Gusht, 07:18
-
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, gati tenderi për projektin 356 milionë euro
1 Gusht, 07:10
-
Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane
31 Korrik, 22:58
-
SHBA/ Shqiptari në Majemi akuzohet se ka ngacmuar një vajzë 10 vjeçare në pishinë
31 Korrik, 22:40
-
'Albulena prita-prita'! Ilir Meta ‘shuan vapën’ në Ujëbardhën e Kurbinit, zhytet në ujë bashkë me disa të rinj (VIDEO)
31 Korrik, 22:34
-
SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje
31 Korrik, 22:23
-
'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!
31 Korrik, 22:10
-
Mero Baze: Aty ku ka grekë nuk ka probleme
31 Korrik, 21:58
-
Kuvendi i Serbisë e miraton Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”
31 Korrik, 21:45