Hapet gara për dy hetues në SPAK! 8 prokurori pa drejtues, KLP komandon me mandate 3 mujore

Hapet gara për dy hetues në SPAK!  8 prokurori pa drejtues, KLP komandon me mandate 3 mujore

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

TIRANË- Një muaj nga krijimi i SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të rekrutojë edhe dy prokurorë të tjerë pasi fluksi i dosjeve në këtë prokurori ka pamundësuar hetimet nga 10 prokurorët që janë aktualisht.

Më herët, KLP shpalli 15 vende vakant për SPAK, por mungesa e hetuesve me Vetting të kaluar në të dyja shkallët bëri që fillimisht të emërohen 8 prokurorë dhe dy prej tyre Vladimir Mara e Dritan Prenci të komandohen.

Të hënën, KLP pritet të komandojë edhe 8 drejtues prokurorish mes tyre atë të Tiranës, të Shkodrës, Sarandës, Vlorës, Durrësit dhe dy apele.

Komandimet nga KLP janë me nga tre muaj pasi aktualisht Këshilli nuk ka kompetencë emërimi dhe vetëm zgjat mandatet e të përzgjedhurve më herët në postet drejtuese të këtyre prokurorive.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kopetenti: 26/01/2020 09:38

    KLP ka kompwtence te emeroje dhe shkarkoje cdo prokuror dhe cdo drejtues prokurorie. sic emeroi drejtuesin e spak ashtu mund te emeroje dhe drejtuesit e tjere. po eshte me me leverdi me i komandu ose sic quhen ndryshe pp(prokuror perkohshem)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur