KLP miraton drejtuesit e 3 prokurorive në Berat, Shkodër dhe Elbasan

KLP miraton drejtuesit e 3 prokurorive në Berat, Shkodër dhe Elbasan

Mbledhja e KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi unanimisht në mbledhjen e sotme plenare drejtuesit e 3 zyrave të prokurorive, përmes procedurës së caktimit të përkohshëm.

Mbledhja u zhvillua në prezencë të të gjithë anëtarëve si dhe përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë dhe misioni i asistencës EU4JUSTICE.

Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrirerës, respektivisht, u caktuan të ushtrojnë përkohësisht, për një afat 3-mujor, detyrën e drejtuesit të prokurorisë: Edina Kurti në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Po ashtu, u emërua Albert Murçaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër dhe Kreshnik Ajazi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron