KLP miraton rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve, në shtator hapet gara! Plotësohen vakancat në apel dhe Prokurorinë e Përgjithshme

KLP miraton rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve, në shtator hapet gara! Plotësohen vakancat në apel dhe Prokurorinë e Përgjithshme

Keshilli i Lartë i Prokurorisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar së fundmi rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve. Tashmë i hapet rrugë plotësimit të vakancave në prokuroritë e Apelit në dhe në Prokurorinë e Përgjithshme.

Për plotësimin e këtyre vakancave KLP pritet të hapë garën në shtator. Prokurorët nuk aplikonin dot për t’u ngritur në detyrë për shkak të mungesës së rregullores, ndërkohë që për shkak të dorëheqjeve dhe vettingut ka shumë vende bosh në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Apel. Rregullorja ka hyrë në fuqi dje me botimin në fletoren zyrtare. Qëllimi i kësaj Rregulloreje është përcaktimi i kritereve, parimeve, subjekteve dhe procedurave për ngritjen në  detyrë të prokurorëve në  shkallët më  të larta në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm

Në rregullore thuhet se ngritja  në  detyrë  në  shkallët  më  të  larta,  në prokuroritë  e  juridiksionit  të  përgjithshëm  kryhet bazuar  në  parimet  e  pavarësisë,  procesit  të  rregullt ligjor,   meritokracisë,   promovimit,  zhvillimit   të karrierës, efikasitetit, si dhe konfidencialitetit. Procedura e ngritjes në detyrë të prokurorëve është e përcaktuar në detaje në këtë rregullore, një procedurë me 3 faza që nis me momentin e shpalljes së procedurës deri në vendimin e komisionit të posaçëm.

Vendimi i Keshillit të Lartë të Prokurorisë

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë