Përzgjidhen 25 prokurorët për SPAK (EMRAT)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përzgjedhur 25 kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë pjesë e prokurorisë kundër krimit e korrupsionit njohur si SPAK.

Në garë për tu bërë pjesë e SPAK ishin 28 aplikantë ndërsa tre prej tyre Irena Nino, Fatmir Hoxha dhe Genti Cenaj u skualifikuan pasi vinin jashtë sistemit të prokurorisë.

Vendimi u mor në mbledhje,  duke i hapur rrugën përzgjedhjes së 25 aplikantëve mes tyre shumica nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kjo pasi krimet shkrihen me ngritjen e SPAK.

Në listat me 25 kandidatë, katër prej tyre janë përzgjedhur automatikisht pasi kanë kaluar më parë filtrin e vetting i cili ka kusht të dyja shkallët ndërsa të tjerët do kalojnë një me përparësi.

Ata janë Dritan Prenci prokuror i dosjes “Tahiri”, Arben Kraja prokuror i dosjes “Durrës-Kukës”, Vate Staka prokuror nga Shkodra, si dhe drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila për më pak se sa një javë i skadon afati nëse kalimi i vettingut për të do të ankimohet apo jo.

Në garën për SPAK spikasin edhe emra prokurorësh që kanë karrierë për mbi 10 vite në sistemin e akuzës si dhe poste drejtuese.

Mes tyre janë Elisabeta Imeraj sot drejtuese e komanduar tek Tirana ish prokurore e kriemve, Besim Hajdarmataj ish drejtues i Krimeve të Rënda, Eugen Beci ish drejtues dhe prokuror i Krimeve, Eneid Nakuci i njohur si prokuror i dosjes “Balili” si dhe Edvin Kondili prokuror i 613 kg kokainë kapur në Maminas.

Ngritja e SPAK shihet si një pikë kyçe për reformën në drejtësi pasi nga krijimi i saj varet shumë institucione të tjera mes tyre dhe zbatimi i ligjit për masat shtesë të sigurisë në burgje.

Ndërsa katër ditë pas hapjes së garës për kryeprokurorin e ri, KLP në mbledhjen e kësaj të premte konstatoi se ende s'kishte mbërritur asnjë aplikim apo kandidaturë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja