KLP transferon 5 prokurorë nga rrethet dhe emëron 3 të tjerë në Prokurorinë e Përgjithshme! Katër vijnë në Tiranë dhe një shkon në Elbasan (EMRAT)
Moment nga mbledhja e KLP-së
Tiranë- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme, (3 mars), seancën plenare të radhës, ku janë marrë vendime për transferim të 5 prokurorëve, nga ato të rretheve për në organin e akuzës Tiranë dhe Elbasan.
Gjithashtu u miratua unanimisht edhe plotësimi i 3 vendeve vakante për prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Enkeleda Hoxha në Kukës, Francesk Ganaj dhe Odeta Torodushi në Lezhë, Lediana Shkurti në Korçë, transferohen në Tiranë, kurse dhe Xhoana Mehmeti kalon nga Dibra në Elbasan.
Të pranishëm në sallë ishin të gjithë anëtarët e Këshillit dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe misioni EU4JUSTICE.
“Sipas rendit të ditës, Këshilli miratoi unanimisht, plotësimin e 3 (tre) vendeve vakante për prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, përmes procedurës së ngritjes në detyrë. Në vijim, Këshilli miratoi edhe transferimin me pëlqim të prokurorëve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Elbasan”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Pasi një sërë diskutimesh, Këshilli miratoi transferimet me pëlqim për prokurorët me shumicë votash.
Vendimet për transferimet e prokurorëve:
-Enkeleda Hoxha, prokurore në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Kukës, transfereohet në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Tiranë
-Françesk Ganaj, prokuror prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Lezhë, transfereohet në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Tiranë
-
Odeta Torodushi, prokurore në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Lezhë, transfereohet në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Tiranë
-Lediana Shkurti, prokurore në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Korçë, transfereohet në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Tiranë
-Xhoana Mehmeti, prokurore në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Dibër, transfereohet në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Elbasan
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
67.6%
-
PD
12%
-
Partitë e vogla
20.3%
Vota total: 482
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Kontrabanda e cigareve, arrestohen pronari i dyqanit dhe shitësi, nën akuzë dhe i vëllai
13 Mars, 14:36
-
Dosja e 'Sterilizimit'/ Shtyhet seanca në GJKKO, mungoi e pandehura dhe avokati i saj! Biznesmeni Rrapaj kërkon avokat italian
13 Mars, 14:07
-
Çmontohet grupi që shiste drogë lokaleve të Tiranës dhe e trafikonin në Kosovë, ‘Tentakulat’ prangosin 5 persona, 5 të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)
13 Mars, 13:39
-
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë! Pritet të ekstradohet në Australi
13 Mars, 12:21
-
Tiranë/ I arrestuar për vjedhje, 46-vjeçari gjendet i vdekur në bllokun e sigurisë! Ishte përdorues i drogës, prej kohësh merrte Xanax
13 Mars, 07:53
-
Komisionerja e BE në Tiranë: E meritoni integrimin, reforma në drejtësi gur themeli! Rama: Rruga jonë e vetme Europa! Batuta me Kos: Duam lekët tona (VIDEO)
13 Mars, 07:25
-
Zgjedhjet/ PSD dorëzon LISTËN në KQZ me emrat e kandidatëve për deputetë, Tom Doshi i pari në Shkodër! Kërkon rikthimin në Parlament pas 4 vitesh mungesë
12 Mars, 23:42
-
Ilir Yzeiri: Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve
12 Mars, 18:18
-
Report Tv zbardh listën e mbyllur të PD për Tiranën/ Kryeson Berisha, 4 vende aleatëve! Tabaku e Çupi në listë të hapur
12 Mars, 17:40
-
Aromë e rëndë në magazinën e Rossmann & Lala, 6 punonjëse përfundojnë në spital! Nis hetimi
12 Mars, 16:03
-
Prokuroria konfiskon 500 mijë euro e dy pasuri të Alda Klosit dhe bashkëshortit të saj! Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt u dënua për fshehje dhe mosdeklarim të aseteve (VENDIMI)
12 Mars, 15:33
-
Vrasja e Behar Sofisë, GJKKO dënon me 35 vite burg organizatorin! ‘Bajlozi’ Jemin Shera ende në kërkim
12 Mars, 12:46