Rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për largimin nga detyra apo nga shërbimi civil të punonjësve të gjenden me shkelje nuk merren parasysh nga krerët e institucioneve. Fenomeni i përsëritur për vite me radhë është sjellë në vëmendje dje prej kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj, gjatë analizës së punës së vitit 2015.
“Shqetësim kryesor për ne është niveli i ulët i zbatueshmërisë së masave të propozuara nga KLSH për largim nga detyra apo nga shërbimi civil për zyrtarë të lartë të Shtetit të denoncuar si të korruptuar apo abuzues me interesat publike, dhe për këtë do të paraqesim listat e këtyre zyrtareve të lartë që ende mbahen në administratën shtetërore, pranë komisioneve të Kuvendit”, u shpreh dje Leskaj.
Sipas tij, gjatë vitit 2015 janë zbuluar 125.8 miliardë lekë dëme. “Kemi zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik të përgjithshëm në shumën totale prej 125,8 miliardë lekë ose 919.9 milionë euro, nga të cilat janë rekomanduar për zhdëmtim 428 milionë euro. Dëmi ekonomik i zbuluar nga KLSH për periudhën 2012-2015 është 8 herë më i madh se vlera e dëmit të zbuluar për periudhën e katër viteve 2008-2011”, u shpreh dje LEskaj. Kreu i KLSH-së ka zbuluar se në vitin 2016 fokusi i kontrollit do të jetë kryesisht në marrëveshjet koncesionare, në partneritetet publik-privat dhe në performancën e borxhit publik.
Për 2016 tha Leskaj, KLSH do auditojë marrëveshjet koncesionare dhe performancën e borxhit publik
Nishani: Shtetformimi sfida jonë
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i bëri thirrje audituesve të KLSH-së, të rrisin standardin e shtetformimit, që sipas tij, do të shërbejë për një prespektivë afatgjatë. “Në rrethanat aktuale standardi i shtetformimit prevalon mbi çdo interes tjetër privat apo institucional, sepse standardin nuk e kemi për sot, e kemi për një prespektivë afatmesme dhe afatgjatë. Ndaj dhe pikërisht ju, brenda këtij institucioni keni fatin, rastin dhe përgjegjësinë për të dhënë kontributin personal, që do të thotë kontributin profesional e njerëzor për këtë prespektivë të shtetit tonë”, tha Nishani.
Duke vlerësuar dinamizmin sa i përket auditimit në këtë institucion, Nishani nuk ngurroi të thotë se ka ende për të bërë, ndërsa sipas tij, fitimi i besimit është thelbësor. Sipas tij, besimi tek individi e institucioni do të frenojnë edhe perceptimet e gabuara, të cilat nuk i përkasin realitetit.
“Puna juaj në adresim të verifikimit dhe identifikimit të korrupsionit ndaj përfaqësuesve të caktuar, nuk do të thotë se kemi tërësisht një administratë të korruptuar. Nuk duhet të frenoheni nga përceptime në kontekstin njerëzor e shoqëror”, u shpreh presidenti Nishani.
Ai vuri theksin edhe në bashkëpunimin ndërinstitucional, pasi sipas tij, kështu përmirësohet qeverisja. Nishani apeloi se të gjithë drejtuesit e institucioneve janë menaxhues e përfaqësues të interesit publik, ndaj dhe duhet të marrin përsipër drejtpërdrejt përgjegjësitë që ju takojnë. “Raporti individ-institucion është i përkohshëm. Nuk kemi njerëz të përjetshëm në poste. Nuk ka një bashkëpunim perfekt ndërmjet institucioneve”, deklaroi Nishani.
Sejko: Bashkëpunimi mes BSH dhe KLSH-së ka qenë i frytshëm
Gjatë fjalës së tij në analizën vjetore të KLSH-së guvernatori Gent Sejko tha se ka qënë i frytshëm bashkëpunimi i KLSH dhe Bankës së Shqipërisë duke shtuar se ka besimin se kjo gjë do të vazhdojëBurgu nuk është zgjidhje.
"Ne kemi më shumë persona të arrestuar sesa të dënuar. Kjo nuk është sukses i drejtësisë penale. Por ka një zgjidhje që qeveria shqiptare, por edhe Parlamenti në mënyrë konsensuale shumë shpejt do ti ofrojë Prokurorisë Shqiptare, KLSH dhe kujdo denoncuesi tjetër të pavarur që të hetojë krimin e organizuar dhe në mënyrë të veçantë korrupsionin e qeverisë. Ne do ta bëjmë këtë, do ta bëjmë që përfundimet e KLSH dhe jo vetëm të jenë të hetueshme, qoftë dhe pa emera.
Nuk ka nevojë për kallëzime.Do ta bëjmë në mënyrë konsensuale që nesër askush mos ketë fytyrë që të thotë po ma bëjnë politikisht. Do ta bëjmë sic e ka bërë Rumania, Koracia ne të marrim modelet e tyre dhe ti korrigjojmë gabimet."-tha Sejko
Sejko tha se KLSH do të vazhdojë të jetë në lartësinë e sfidave që kërkon koha
Llalla: KLSH ka kapacitet për luftën kundër korrupsionit
Kryeprokurori Llalla në fjalën e tij përshëndetëse tha se KLSH ka kapacitetin e duhur në luftën kundër korrupsionit duke theksuar se asnjë zyrtar nuk është i paprekëshëm. Ai tha se
"Prokuroria e konsideron KLSH si një partner. Në përfundim të auditeve KLSH ka bërë kallëzime, shumë prej tyre janë kthyer në akuza penale. Falë punës së KLSH, në baze të auditeve rezultoi që ish-ministri Ksera kishte kryer vepra penale dhe për këtë arsye u arrestua. Prokuroria vlerëson pyunën e KLSH.Kjo tregon se askush nuk është i paprekshëm. Prokuroria ka për detyrë të dërgojë përpara gjykatës zyrtarë të korruptuar. Prokuroria mbështet cdo iniciativë të kontrolleve të KLSH.Ju inkurajojmë të jini më agresim në zbulimin e aferave financiare në administratën shtetërore dhe ne do të jemi aleatët tuaj në luftën kundër korrupsionit."-tha Lllalla
Referuar çështjes së arrestimit të ish-ministrit Ksera Llalla falenderon dhe vlerëson punën e KLSH
Në analizën vjetore të KLSH-së ishin të pranishëm Presidenti i Republikës, Bujar Nishani si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.
Redaksia online
(S,m/shqiptarja.com