KLSH: Aviacioni Civil 2 mln €
dëm shtetit, dy padi drejtuesve

KLSH: Aviacioni Civil 2 mln € <br />dëm shtetit, dy padi drejtuesve
TIRANE - Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje masive të ligjeve dhe rregullave në fuqi me vlerën 1.986.116 euro dëm për buxhetin e shtetit në veprimtarinë e Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC). Ndër të tjera, KLSH ka depozituar dy kallëzime penale në organet e prokurorisë për ish-drejtorin e AAC dhe zv/drejtorin ekzekutiv në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor (të autorizuar). Po kështu, është rekomanduar edhe arkëtimi i të ardhurave në udhëtimet Charter në vlerën 405.650 euro, nga kompanitë ajrore “Belle Air” dhe “Albanian Airlines”; arkëtimi i dëmit ekonomik në vlerën 4.386.666 lekë, shkaktuar nga fondacioni “Akademia e Aeronautikës Shqiptare”, si pasojë e diferencës së ditëve të parashikuara në kontratë me ditët e punuara dhe të likuiduara; arkëtimi i dëmit ekonomik në vlerën 10.761 euro, shkaktuar si pasojë e mosaplikimit të tarifës së sigurisë 2 euro për çdo pasagjer të hyrë dhe dalë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Për ish-drejtorin ekzekutiv, masa disiplinore “largim nga puna në autoritet” konsiderohet e ezauruar, për shkak se ministri i Punëve Publike dhe Transportit e ka larguar atë tashmë nga puna.
Kontrolli ka përfshirë periudhën e punës 01.09.2010-29.02.2012.

Konkretisht, shkeljet e konstatuara janë si më poshtë:

Mangësi dhe parregullsi në identifikimin dhe planifikimin e nevojave për mallra, shërbime e punime ndërtimi, si dhe në zbatimin e procedurave për prokurimin e tyre në përputhje me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar dhe VKM nr. 1, datë 10.01.2007, “Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar.

Mossigurimi i profesionalizmit të kërkuar për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave; anulimin dhe përsëritjen disa herë të procedurave të prokurimit, gjë që ka sjellë që nevojat për mallra dhe shërbime të mos jenë koherente; mangësitë në hartimin e kërkesave të veçanta për kualifikim për të siguruar konkurrencën e nevojshme dhe për të arritur rezultatet e duhura në përdorimin e fondeve publike; nënshkrimi dhe marrja në dorëzim në mënyrë fiktive nga komisioni i marrjes në dorëzim të mallrave dhe shërbimeve; mospërgatitja e raporteve përmbledhës për korrektësinë dhe cilësinë e zbatimit të kontratave etj.

Mangësi në hartimin e programeve vjetore të punës, tremujore, mujore dhe në dokumentimin e punës së bërë për zbatimin e këtyre programeve, nëpërmjet raporteve përkatëse të administruara në formë të shkruar në arkivin e AAC.

Marrja e vendimeve nga Këshilli Drejtues i AAC në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, si VKM nr. 870, datë 14.12.2011 “Për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimeve dhe dietat për punonjësit e ministrive dhe të institucioneve buxhetore, kur dalin jashtë shtetit” dhe nr. 864, datë 23.07.2010 “Për pajisjen me numër telefoni celular të personave juridik”.

Mos-hartimi i programeve ekonomike financiare bazuar në nevojat dhe mundësitë reale të AAC.

Mos-hartimi dhe mosparaqitja për miratim te Ministri i MPPT i tarifave që duhet të zbatohen nga AAC, për shërbimet që duhen kryer në zbatim të nenit 9, pika 2, të ligjit nr. 10040, datë 22.12.2008 "Kodi Ajror i RSH" dhe neneve 6, 17 të ligjit nr. 10233, datë 11.02.2010 “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, gjë e cila është shoqëruar me efekte financiare negative në të ardhurat e AAC-së në vlerën 1,986,116 Euro, duke favorizuar kompanitë ajrore “Belle Air” dhe “Albanian Airlines”.
Mosparashikimi i të ardhurave nga udhëtimet Charter, duke i kaluar ato në udhëtime Schedule, me pasojë dëm ekonomik në vlerën 405,650 Euro, veprim ky në kundërshtim me vendimin e KM nr. 492, datë 30.6.2005 “Për caktimin e tarifave të shërbimeve…………….në AAC”.

Mosbashkëpunimi dhe mosrakordimi ndërmjet AAC dhe Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas, lidhur me numrin e pasagjerëve të terminuar, për të cilët aplikohet tarifa e sigurisë 2 Euro për çdo pasagjer të hyrë dhe dalë nga Aeroporti (25 % e të cilës merret nga AAC), me pasojë dëm ekonomik në vitet 2010-2011, në vlerën 10,761 Euro.

Moszbatimi i kushteve të kontratës të lidhur me një fondacion shqiptar (drejtuesit e së cilës janë në lidhje të afërta me ish Drejtorin e AAC), ku nga auditimi me zgjedhje, vetëm për muajin nëntor 2011 është konstatuar një diferencë me pasojë dëm ekonomik, ndërmjet ditëve (FT) të parashikuara në kontratë me ditët e punuara dhe të likuiduara, e cila llogaritetn në vlerën 4,386,666 lekë.

Mosvendosja e një database financiare për të përmirësuar raportimin dhe për t’i shërbyer me koherence sistemit financiar të drejtorisë.

Mangësitë në administrimin dhe ruajtjen e vlerave materiale e monetare të ACC dhe mosinformimi për gjendjen dhe lëvizjen e mjeteve materiale e monetare.

Mosprogramimi i strategjisë për menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, përfshirë rekrutimin dhe politikat e përzgjedhjes, të trajnimit, motivimit, zhvillimit, vlerësimit të performancës dhe çështje të menaxhimit të cilësisë etj.

(gk/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem