TIRANE- Komisioni i Ekonomisë do të shqyrtojë sot dekretin e presidentit Topi për emërimin e Bujar Leskajt në postin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Bujar Leskaj ka marrë konfirmimin për votën pro të maxhorancës, ndërsa kryetari i partisë Socialiste konfirmoi dje votën kundër. Në një deklaratë të shkurtër para deputetëve të grupit parlamentar Rama tha dje : “Rikonfirmoj votën tonë kundër kandidaturës për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”
Dekreti i presidentit do të kalojë nesër në parlament. Shqiptarja.com shkruan sot se kryetari socialist Rama dhe kreu i grupi Ruçi kanë kërkuar nga deputetët e PS në mbledhjen e djeshme që të respektojnë vendimet politike të partisë, dhe të mos ketë asnjë mungesë në seancën e ditës së enjte ku do jepet vota kundër Leskajt në KLSH.
Më 17 nëntor Presidenti Topi firmosi dekretimin e emërimit të Bujar Leskajt në postin e kreut të KLSH. Emërimi i tij u bë pasi parlamenti rrëzoi kandidaturën e parë, atë të Sali Shehut të propozuar po nga presidenti Topi.
/Shqiptarja.com