KLSH çon në prokurori 2
punonjës të Doganës së Durrësit
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në lidhje me dosjen e auditimit të ushtruar në Degën e Doganës Durrës në vitin 2013, ka dërguar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzimin penal për dy prej audituesve të këtij institucioni
TIRANE - Kontrolli i Lartë i Shtetit, si rezultat i kontrollit të sigurimit të cilësisë të kryer në lidhje me dosjen e auditimit të ushtruar në Degën e Doganës Durrës në vitin 2013, ka dërguar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzimin penal për dy prej audituesve të këtij institucioni, dhe përkatësisht z. Xh.D. dhe znj. E.T. Sipas njoftimit të KLSH-së këta dy persona kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenin 248 i Kodit Penal.
“Më konkretisht, nga kontrolli i kryer nga KLSH rezultoi që këta auditues, në tejkalim të kompetencave të tyre audituese, kanë vendosur që të mos kryejnë dhe mos pasqyrojnë në raportin e auditimit, auditimin e dy prej pikave më të rëndësishme dhe të konsideruara si pika me risk tepër të lartë auditimi, konkretisht auditimin e regjimeve të përpunimit pasiv dhe regjimeve të magazinimit doganor, duke shmangur në këtë mënyrë detyrimet financiare, shkeljet dhe përgjegjësitë që do të rezultonin në rast të kryerjes së këtij auditimi”.
Për përfundimin e këtij auditimi, këta punonjës kanë patur në dispozicion rreth 11 javë, përfshirë këtu edhe 2 javë të shtuara me kërkesë të vetë grupit të auditimit, dhe pavarësisht këtij fakti, ata kanë vendosur që në raportin përfundimtar të auditimit të fshehin qëllimisht dhe të mos pasqyrojnë përllogaritjet e detyrimeve doganore të karburanteve në sektorin e Porto Romanos.
“Me konstatimin e këtyre shkeljeve, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ndërmarrë ndaj dy audituesve të mësipërm edhe masën përkatëse disiplinore të “Largimit nga shërbimi civil”, ku vlen të theksohet që nga ana e znj. E.T, për të cilën është bërë dhe kallëzim penal, po shfrytëzohen hapësirat e mundshme ligjore për shmangien e ballafaqimit dhe përfundimin e procedurave përkatëse të largimit nga puna, duke paraqitur vazhdimisht raporte fiktive mjekësore për paaftësi të përkohshme në punë”, thuhet në njoftimin e KLSH-së.
Marrë nga Shekulli
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45