TIRANE- Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurori ish-Drejtorin e Autoritetit Portual të Durrësit Eduard Ndreu, 4 drejtues të tjerë drejtorish në këtë Autoritet, si dhe 4 zyrtarë të ministrisë së Transporteve për shkelje me dëm financiar të shkaktuar shtetit, në vlerë 2.35 miliardë lekë. Pas auditimit të iniciuar në Autoritetin Portual, Durrës dhe Ministrinë e Transportit për periudhën shtator 2010-tetor 2013, vlera e fondeve të menaxhuara në kundërshtim me dispozitat ligjore arrin në vlerën e sipërpërmendur, e barabartë me afro 17 milionë euro.
Shkeljet kryesore kanë të bëjnë me shkeljen e ligjit në zhvillimin e procedurave për dhënien me koncesion të një pjese të aktivitetit të APD-së, zbatimin e kontratave me subjektet private që operojnë në Autoritetin Portual Durrës, procedurat e prokurimeve për investime (blerje mallrash dhe shërbimesh) si dhe zbatimin e kontratave respektive, administrimin e vlerave materiale financiare të APD-së, si dhe përfitimin e padrejtë nga ana e punonjësve të MPPT-së, si pasojë e pagesave të kryera ndaj tyre nga shoqërive të ndryshme koncesionare për hartimin e dokumentacionit të procedurave koncesionare, etj
Procedura e përgatitjes së dokumentacionit të tenderimit, zhvillimi i tij, kualifikimi dhe shpallja fitues, lidhja e kontratave me shoqëritë konçesionare, si dhe zbatimi i tyre, nuk kanë qenë konform dispozitave përkatëse ligjore. Si pasojë e këtyre veprimeve, në lidhjen e kontratave koncensionare nuk janë mbrojtur interesat e shtetit.
Gjithashtu, nga auditimi i procedurave koncesionare rezultoi që në kontratat e lidhura me shoqëritë koncesionare nuk janë mbajtur parasysh kostoja totale e investimeve të kryera paraprakisht nga shteti dhe për të cilat APD-ja vazhdon të paguajë këstet dhe interesat e kredive të marra para dhënies me koncension.
Për të gjitha shkeljet KLSH-ja ka rekomanduar në total 42 masa organizative, 18 masa zhdëmtimi, 26 masa administrative, 12 masa disiplinore si dhe ka depozituar pranë organit përkatës të prokurorisë kallëzime penale për ish-drejtorin e përgjithshëm të APD-së së bashku me 4 ish-drejtorë të drejtorive përkatëse në këtë autoritet, si dhe 4 nëpunës të MTI-së (ish MPPT).
Ata akuzohen për shkelje në drejtim të procedurave koncesionare tek terminali i konteinerëve në Portin e Durrësit” me efekt financiar 2,2 miliardë lekë, si dhe në kryerjen e procedurave të prokurimit “Kryerje e remontit të përgjithshëm të dy elektrovincave 16 ton dhe 27.5 ton” dhe “Mirëmbajtja teknike e mjeteve, mekanizmave dhe pajisjeve industriale në zotërim të APD-së” me vlerë 22,8 milionë lekë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com