Për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, ekonomia shqiptare po përballet me një sërë rreziqesh, ku më i madhi mbetet ai i korrupsionit dhe keqmanaxhimit të pasurive natyrore. Në konferencën e katërt shkencore me temë “Analiza e Riskut”, ku mori pjesë edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ai tha se “jetojmë në një mjedis të ngarkuar nga një debat i ashpër politik. Duhet të bëjmë përpjekjet tona që idetë dhe sugjerimet t’i mbajmë larg politikës së ditës”.
/Shqiptarja.com











