Kërkesa për hetim të posaçëm i çështjes CEZ është drejtuar jo vetëm nga Partia Demokratike, por edhe nga institucioni i pavarur, KLSH. Kontrolli i Lartë i Shtetit i është drejtuar Kuvendit me një shkresë për raportin auditues pranë Ministrisë së Energjetikës, për mbylljen e marrëveshjes me CEZ-in. Institucioni i drejtuar nga Bujar Leskaj
i rekomandon Kuvendit ngritjen e një komisioni të posaçëm ekspertësh nga ana e Parlamentit. Leskaj kërkon gjithashtu të dëgjohet në një seancë të posaçme dëgjimore, në të cilën KLSH do të raportojë në lidhje me këtë auditim.