Shkelën barazinë në tenderat për pajisjen me laboratorë të spitaleve në Sarandë dhe Lushnjë, KLSH kallëzon në SPAK 10 punonjës, mes tyre 8 të Ministrisë së Shëndetësisë

Shkelën barazinë në tenderat për pajisjen me laboratorë të spitaleve në Sarandë dhe Lushnjë, KLSH kallëzon në SPAK 10 punonjës, mes tyre 8 të Ministrisë së Shëndetësisë

KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK 10 punonjës, 8 prej të cilëve janë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe 2 të tjerë janë pjesë e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO). Ata akuzohen nga KLSH se kanë abuzuar me barazinë e pjesëmarrjes në tendera që lidhen me ofrimin e shërbimit laboratorik në spitalet e bashkitë Sarandë dhe asaj Lushnjë, si dhe kanë abuzuar me procedurën e prokurimit për blerje të pajisjeve "monitor pacienti për masat anti-covid”, që ishin të nevojshme gjatë pandemisë.

Gjatë auditimit financiar dhe i përputhshmërisë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, KLSH konstatoi shkelje të kryera nga ana e tetë funksionarëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe dy punonjës të ATRAKO, (Agjencia e trajtimit të koncesioneve) lidhur me procedurën për “Koncesionin/ partneritetin publik privat, për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës” si dhe procedurën e prokurimit për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid”.

7 prej të kallëzuarve, anëtarë të të Komisionit të Dhënies së Koncesionit/PPP, kanë shkelur procedurat lidhur me barazinë në tendera për ofrimin e shërbimit me laboratorë në spitalet rajonalë të Sarandës dhe Lushnjës, ndërsa 3 të kallëzuarit e tjerë, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë kryer shkelje gjatë procedurës së prokurimit për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid”.

Në lidhje me këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK 10 punonjësit për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike".

K.T./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Denoncuesi: 26/01/2022 16:15

    Edhe Drejtori i ATK se Ministrise se Finances i ka qejf tenderat! vdes per i cik lek. Hiqej si shok me ate Oltin ate ish sekretarin e pergjithshem, tani u ka bo mik me Arlin gjokutan!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…