KLSH: Legalizimi dështoi
u zhdukën 365 mijë euro
Vetëm 8.700 dosje, për të cilat kanë aplikuar 270 mijë qytetarë, kanë përfunduar në drejtorinë qendrore të ALUIZNI-it, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky i fundit ka konstatuar një seri abuzimesh të zyrtarëve rajonalë e qendrorë, duke propozuar masa administrative e penale
TIRANE- Procesi i legalizimit, për të cilin prej kohësh nuk po vjen më asnjë lajm, duket se ka dështuar. Këtë konstatim e bën një institucion i rëndësishëm, si Kontrolli i Lartë i Shtetit, sipas të cilit, nga kontrollet e ushtruar më 9 maj-15 shtator 2011 në Drejtorinë Qendrore të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) dhe në drejtoritë rajonale Tiranë, Durrës dhe Fier, për periudhën e aktivitetit nga 1 janari 2009 deri më 30 prill 2011, doli që, në 270 mijë aplikime për legalizim, 240 mijë prej tyre kanë paguar tarifën e shërbimit. Por, vetëm një shifër e papërfillshme, prej 8.712 dosjesh janë dërguar në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t për miratim leje legalizimi. Pra, fjala është për një realizim të procesit në masën katër për qind. Madje, edhe nga këto, 7.039 dosje mund të konsiderohen përfundimisht të mbyllura, ku qytetarët kanë siguruar hipotekimin e pasurisë së tyre, në përputhje me ligjin e legalizimit të ndërtimeve pa leje.
Kjo tregon për një nivel jashtëzakonisht të ulët performance nga drejtuesit dhe punonjësit e Drejtorisë Qendrore dhe drejtorive rajonale të këtij institucioni.
KLSH ka planifikuar që, pas përfundimit të kontrollit që po ushtrohet në drejtorinë rajonale të ALUIZNI-t Qarku Vlorë, të ushtrojë një kontroll tjetër në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t, duke u fokusuar në disa fenomene që kanë nevojë për verifikime më të thelluara dhe më të gjera.
KLSH thekson se përqendrimi i një sërë kompetencash të vendimmarrjes në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t ka prodhuar, jo vetëm mosshfrytëzim efektiv të burimeve, por edhe mjaft shkelje e parregullsi në zbatimin e ligjit, që duhet të ndryshojë. Kontrolli ka rekomanduar shpërblim të dëmit të shkaktuar, në vlerën 42.757.000 lekë ose 364.733 euro. Masat disiplinore të rekomanduara janë gjithsej 40, nga të cilat për Drejtorinë Qendrore 15 largime nga detyra dhe 10 vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra, për drejtorinë rajonale Durrës 4 largime nga detyra dhe 1 vërejtje me paralajmërim dhe për drejtorinë rajonale Tiranë 6 largime nga detyra dhe 3 vërejtje me paralajmërim. Masat organizative gjithsej janë 71, nga të cilat për Drejtorinë Qendrore 27, drejtoritë rajonale Durrës 16, Tiranë 17 dhe Fier 11. Për 14 punonjës është bërë kallzim penal pranë Prokurorisë së përgjithshme për shpërdorim detyre.
(Shkrimi eshte botuar sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3341
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02
-
Funksionari i Hamas tregon për Reuters: Ja pse po hezitojmë për marrëveshjen me Izraelin
14 Janar, 20:20