KLSH marrëveshje bashkëpunimi
me Fakultetin e Ekonomisë në UT

Është nënshkruar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, Marrëveshja e Bashkëpunimit mes KLSH-së dhe Fakultetit Ekonomik, nga Bujar Leskaj dhe Dekani i Fakultetit, Prof.Dr. Dhori Kule.
 
Marrëveshja vjen në kuadër të interesit dhe dëshirës së mirë të të dyja institucioneve  për të bashkëpunuar në rritjen e kapaciteteve dhe njohurive profesionale të stafit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe në shtimin e aktivitetit kërkimor të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës në fushën e auditimit të jashtëm, si dhe nga fakti që për Kontrollin e Lartë të Shtetit shtimi i cilësisë së punës audituese është thelbësor dhe për Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës zgjerimi i kërkimit të aplikuar përbën një detyrë parësore.
      
Leskaj u shpreh se Kontrolli i Lartë i Shtetit numëron 23 marrëveshje me institucionet të tjera shtetërore, organizata të shoqërisë civile dhe organizata të profesionistëve të fushës dhe se ky partneritet merr një rëndësi të veçantë për arsyen se Fakulteti i Ekonomisë përbën bazën e edukimit të kontabilistëve dhe audituesve të ardhshëm.

Leskaj theksoi se implementimi i marrëveshjes do të ketë në thelb kontributin e ekspertizës së botës akademike, në veçanti të Departamentit të Kontabilitetit, në rritjen e cilësisë së punës audituese. Kjo sinergji, theksoi kreu i KLSH-së, do të përmirësojë kapacitetet e institucioneve përkatëse për të ecur në ato linja institucionale që kërkon vetë integrimi në Bashkimin Europian.

Tre fusha  të tjera ku do të kristalizohet bashkëpunimi mes botës akademike dhe KLSH-së do të jenë Konferenca Shkencore Vjetore e KLSH-së, Revista kërkimore shkencore
 
Ky bashkëpunim është në përputhje të plotë me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit, ISSAI 1, Deklarata e Limës, në nenin 12 të së cilës theksohet rëndësia e bashkëpunimit me ekspertët dhe qarqet akademike.
 
Nga ana e tij, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm të KLSH-së me botën akademike duke vënë në dukje se një pjesë e stafit të këtij fakulteti shërbejnë si ekspertë të jashtëm në Kontrollin e Lartë të Shtetit.
 
Kule theksoi se formalizimi i këtij bashkëpunimi me nënshkrimin e një marrëveshje zyrtare do t’i shërbejë jo vetëm KLSH-së dhe botës akademike, por shoqërisë në tërësi pasi do të jetë produktive në përmirësimin e efiçensës së institucioneve shtetërore.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull