KLSH marrëveshjen me Zyrën
Supreme të Auditimit Çeke

Bujar Leskaj, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit zhvilloi takime pune në Zyrën Supreme të Auditimit të Republikës Çeke dhe nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me homologun e tij, Presidentin e Zyrës Supreme të Auditimit të Republikës Çeke, Ing.Miloslav Kala.

Marrëveshja u përgatit në bazë të Nenit 15 të Deklaratës së Limës, të parimeve të përbashkëta të respektit, besimit dhe bashkëpunimit dypalësh të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) si edhe të Organizatës Europiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI).

Dokumenti i nënshkruar është me shumë vlera për KLSH-në dhe vjen pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve të bashkëpunimit me SAI-et Europiane, të tilla si NIK-u Polak, Gjykata Austriake  e Auditimit, Gjykata Turke e Llogarive, SAI-et e Kroacisë dhe Sllovenisë dhe në nivel rajonal, me SAI-et e Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, etj. Zbatimi i  këtyre marrëveshjeve, ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e kapaciteteve profesionale të audituesve të KLSH-së.

Përvoja e gjatë 255 vjecare e SAI-t Çek dhe cilësia e punës në auditim është një model shumë i mirë për t’u ndjekur  nga KLSH. Nëpërmjet mbështetjes së parashikuar në marrëveshje, KLSH dhe Zyra Supreme e Auditimit të Republikës Çeke, do të shkëmbejnë eksperiencë në veprimtarinë e tyre audituese, përmes vizitave të punës, trajnimeve dhe workshop-eve për audituesit shqiptarë, etj.

Presidenti i SAI-t Çek, Ing. Miloslav Kala shoqërohej nga drejtues të lartë të institucionit, si Zv/Presidentja, Zdeňka Horníková, drejtues të bordit dhe drejtorë të Departamenteve të Auditimit.

Vizita u organizua dhe u realizua nën kujdesin e vecantë të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën Çeke, z.Riza Poda, i cili asistoi edhe gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut