Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar dje buletinin e parë statistikor për vitin 2016, që përmbledh rezultatet e auditimeve të kryera gjatë periudhës janar-prill. Nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej afro 2 miliardë lekësh, si dhe shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej më se 1.2 miliardë lekë. Këto shkelje financiare përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2013-2015.
Shkeljet me dëm ekonomikSipas KLSH, audituesit kanë konsatuar në sektorin e tatim-taksave shkelje me dëm afro 462 milionë lekë. Këtu dallohet Bashkia Skrapar, me një dëm në vlerën 341 milionë lekë lekë, nga të cilat 336 milionë lekë për mospagesë për tarifën e zënies së sipërfaqes prej 120 ha, e cila është dhënë me qera me leje minerare. Ndërkohë, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier, është konstatuar me dëm në vlerën 107 milionë lekë, penalitete për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Në sektorin e doganave shkeljet llogariten në vlerën afro 334 milionë lekë. Dega Doganore Durrës ka dëm në vlerën 322 milionë lekë, penalitete për parregullsi në dokumentacion e diferencë peshe në procesin e vlerësimit të detyrimit doganor. Dega Doganore Rinas, në vlerën 18.4 milionë lekë, rivlerësim i detyrimit doganor dhe keqklasifikim i artikujve jo në përputhje me Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2918
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, nuk hetuat për të zbuluar të vërtetën
10 Janar, 21:23