KLSH, PD voton dekretin e Topit
Leskaj: Do të kontrolloj koncensionet

KLSH, PD voton dekretin e Topit<br />Leskaj: Do të kontrolloj koncensionet
TIRANË – Deputetët e mazhorancës në komisionin e ekonomisë votuan pro propozimit të presidentit Bamir Topi, për të emëruar Bujar Leskajn në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pas fjalës së Leskajt në komision mazhoranca ka votuar pro emrit të tij, ndërkohë që deputetët e opozitës, sikundër kishin paralajmëruar nuk kanë votuar dekretin e presidentit Topi.

LESKAJ: KONTROLL KONCENSIONEVE DHE PRIVATIZIMEVE

Komisioni i Ekonomisë mori sot në shqyrtim dekretin e presidentit Bamir Topi, për emërimin e Bujar Leskajt si kreun e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Leskaj ka prezantuar karrierën dhe vizionin e tij në krye të KLSH-së. “Nisma ime e parë do të jetë dorëzimi i imunitetit. Korniza ligjore dhe kushtetuese e KLSH është e plotë dhe unë do kërkoj kontroll të koncensioneve dhe privatizimeve. Një prej problemeve kryesore është specializimi i audituesve të Kontrollit të lartë të Shtetit”, tha mes të tjerash ish deputeti demokrat.
Presidenti Topi dekratoi më 17 nëntor emrin e Bujar Leskaj si kandidat për kryetarin e ri të KLSH, emër i cili do të votohet nga Kuvendit.
Një ditë më parë, grupi kuvendor demokrat vendosi të votojë pro propozimit të Topit, ndërsa socialistët deklaruan votën e tyre kundër.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online