Banorët që jetojnë pranë ish-kombinatit metalurgjik, ku ndotja është e lartë, shprehen se duhet të ketë sanksione më të rënda ndaj kompanive që ushtrojnë aktivitetin e industrisë së rëndë, ndër ta edhe KURUM.
Qytetarët kërkojnë transparencë që të gjithë të dinë se në çfarë situate mjedisore ndodhemi.
Qytetarët insistojnë në mendimin se kompanitë e industrisë së rëndë abuzojnë me stakimin e filtrave të ajrit, sidomos gjatë natës dhe se ndaj tyre duhet të ketë më shumë kontroll.
Pasi qeveria shqiptare zgjidhi përfundimisht problemin e mbetjeve urbane të Elbasanit, sfida më e rëndësishme për banorët e këtij qyteti është kontrolli i industrisë së rëndë. /ATSH/