TIRANE- Kryetari i partisë Socialiste konfirmon votën kundër dekretit të presidentit Topi për emërimin e Bujar Leskajt në postin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në një deklaratë të shkurtër para deputetëve të grupit parlamentar Rama tha : “Rikonfirmoj votën tonë kundër kandidaturës për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”
Dekreti i presidentit do të shqyrtohet nesër në komisionin e Ekonomisë, ndërkohë që Bujar Leskaj ka marrë konfirmimin për votën pro të maxhorancës.
Më 17 nëntor Presidenti Topi firmosi dekretimin e emërimit të Bujar Leskajt në postin e kreut të KLSH. Emërimi i tij u bë pasi parlamenti rrëzoi kandidaturën e parë, atë të Sali Shehut të propozuar po nga presidenti Topi.
GRUPI PD: DO JAPIM VOTEN PRO
Frika e një krize të mundshme brenda maxhorancës, me sa duket detyron Grupin parlamentar të PD që të vendosë votimin e propozimit të Presidentit Topi për kreun e KLSH. Pas largimit të mediave, dje në grupin parlamentar, Berisha u ka dhënë vendimin deputetëve. Mesohet se argumenti i kryeministrit para deputeteve të PD ka qenë i sikletshëm, për shkak të marrëdhënieve të ftohta me Leskajn. Burime zyrtare pohojnë se kryeministri ka vendosur që mazhoranca të miratojë kandidaturën e Leskajt për dy arsye, ku spikat kujdesi për të mos futur në krizë KLSH si dhe përpjekja për të mos thelluar konfliktin me Presidentin e deri në korrik, kur Topit i përfundon mandati.
Për tu miratuar dekreti i Topit mjaftojnë vetëm 71 vota. Prandaj dhe nëse opozita voton kundër dekreti kalon në parlament me votat e maxhorancës.
/Shqiptarja.com