KLSH, Sali Shehu
rrëzohet nga parlamenti
Parlamenti ka përfshirë sot në rend të ditës votimin e dekretit të Presidentit Topi për emërimin e Sali Shehut, në postin e kreut të ri të Kontrollit të Lartë të shtetit. Dekreti është rrëzuar ashtu si pritej, pasi si mazhoranca ashtu dhe vetë kryeministri Berisha kanë shprehur hapur qëndrimin kundër emërimit të Shehut në postin e kreut të KLSH-së.
TIRANE- Parlamenti ka përfshirë sot në rend të ditës votimin e dekretit të Presidentit Topi për emërimin e Sali Shehut, në postin e kreut të ri të Kontrollit të Lartë të shtetit. Dekreti është rrëzuar ashtu si pritej, pasi si mazhoranca ashtu dhe vetë kryeministri Berisha kanë shprehur hapur qëndrimin kundër emërimit të Shehut në postin e kreut të KLSH-së.
RREZIMI Më 1 nëntor Komisioni parlamentar i Ekonomisë rrëzoi dekretin e Presidentit, Bamir Topit. Kundër kësaj kandidature, votuan 11 deputetë të PD-së, ndërsa Sherefedin Shehu abstenuar. Nga ana e saj opozita bojkotoi votimin. Mbledhja u shoqërua me debate të forta pasi deputetët e mazhorancës pretenduan se Topi duhej të konsultohej më parë me Parlamentin për propozimin e kreut të KLSH-së dhe se sipas tyre Shehu ishte një figurë politike. Por këto pretendime u cilësuan të pabaza nga vetë kandidati por edhe nga deputetët e opozitës.
BERISHA KUNDER Edhe kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ( më 31 nëntor) kritikoi Presidentin për mosmarrjen parasysh sipas tij të kritereve që parashikon ligji për kryetarin e ri të KLSH-së, për anashkalimin që i ka bërë Gjykatës Kushtetuese për t’u konsultuar edhe me Parlamentin. Madje shtoi se për Sali Shehun do të kishte preferuar të jepte dorëheqjen nga kandidimi. Sipas Berishës, KLSH-së i duhet një ekspert i zoti i zgjedhur në bazë të ligjit pasi nuk bëhet fjalë për një kontroll policesk. “Mund të kesh qenë polic i shkëlqyer dhe askush më shumë se unë nuk i respekton njerëzit e uniformës, por kjo s’do të thotë se është kontroll policesk ai që do bësh, është kontroll tjetër. Ka një tagër tjetër. Unë prisja nga i kandiduari të jepte dorëheqjen si akt përgjegjësie, nuk ndodhi”, - deklaroi Berisha në mbledhjen e grupit. Para deputetëve demokratë, kryeministri iu referua përcaktimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilës “kreu i shtetit duhet të konsultohet me parlamentin për kandidaturat që propozon”. “Presidenti nuk do ta zbatojë këtë përcaktim, është zgjedhja e tij, por një gjë është e sigurt sa herë të mos i përmbahet, ai do shumëzojë veten me zero”.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 3537
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta nga burgu: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit! Kjo datë na bashkon kundër pushtuesve të vjetër e të rinj
28 Nëntor, 08:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim
28 Nëntor, 08:47
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit
28 Nëntor, 08:40
-
VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit
28 Nëntor, 08:36
-
Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë
28 Nëntor, 08:27
-
Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Ukrainës të rrisë mobilizimin ushtarak për të luftuar Rusinë
28 Nëntor, 08:16
-
Lufta/ Izraeli bashkëpunim me SHBA për të parandaluar Iranin nga destabilizimi i rajonit
28 Nëntor, 08:07
-
Lufta/ Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës
28 Nëntor, 08:03
-
28 Nëntor/ Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
28 Nëntor, 07:53
-
Gëzuar 28 Nëntorin! Krerët e shtetit në Vlorë për ngritjen e Flamurit, Tirana pret paradën e shqiptarëve
28 Nëntor, 07:51
-
Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë
28 Nëntor, 07:23
-
Tirana mikpret sot Paradën e Shqiptarëve, rrugët ku do të ketë ndalim qarkullimi e ku devijim i mjeteve
28 Nëntor, 07:10