Klubet e futbollit bojkotojnë sezonin e ri të Superligës, 4 kushte qeverisë për të rifilluar

TIRANË- Një mbledhje që zgjati rreth tre ore dhe që prodhoi një vendim të rëndësishëm. Liga profesioniste e futbollit ku bëjnë pjesë 10 klubet e Kategorisë Superiore bojkoton sezonin e ri për shkak se qeveria shqiptare nuk ka plotësuar kërkesat e klubeve dhe kanë vendosur 4 kushte për të rifilluar. Në dokumentin e firmosur nga të gjithë Presidentët e ekipeve të Superligës me përjashtim të Teutës thuhet se ndryshimet në ligjin për sportin të bëra së fundmi nuk reflektojnë aspak kërkesat e klubeve të futbollit dhe sqarojnë se qeveria shqiptare nuk i ka mbajtur premtimet e bëra më 11 mars të vitit 2019 kur u organizua një tryezë e përbashkët me gjithë aktorët e futbollit.

Liga Profesioniste ka vendosur 4 kushte për qeverinë
1- Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së kërkuar nga klubet e futbollit.
2-Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve të futbollit në formën e TVSH-së së reduktuar në masën 6% dhe jo vetëm të infrastrukturës futbollistike.
3-Zerimin e gjobave dhe të kamatë-vonesave për të gjitha detyrimet fiskale të prapambetura dhe
4-Zgjatjen e efekteve të përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat të sportistëve nga 2 në 10 vjet.

Deri në plotësimin e këtyre 4 kushteve klubet e Superligës pjesë e Ligës profesioniste bojkotojnë sezonin e ri që ishte parashikuar të niste më 12 shtator. Tashmë topi mbetet në fushën e qeverisë dhe dikastereve përkatëse për të plotësuar kërkesat e komunitetit të futbollit në të kundërt topi nuk do të rrotullohet për sezonin e ri.

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • noku: 05/08/2020 21:01

    Ama, c'kerkesa paskeni perpiluar, vetem pune lekesh. Po futbollisti pse u dashka perjashtuar nga tatimi mbi te ardhurat nga 2-10 vjet? Ju shifni legjislacionin e fqinjve tane apo ne Spanje e gjetke, apo hajt po kerkojme keshtu ne tym? Te paafte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës