Juventusi nuk e ka lejuar largimin e Edon Zhegrovës, sulmuesit që Evertoni u përpoq ta afronte këtë afat kalimtar të transferimeve. "The Athletic" bën me dije se të dyja klubet patën një dialog joformal mbi anësorin shqiptar, Edon Zhegrova, i cili iu bashkua Juves nga Lille verën e kaluar, por bisedimet janë bllokuar pasi Juvja nuk donte ta largonte, paçka se 26-vjeçari ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar këtë sezon.

Evertoni nuk e la sulmuesin Beto të kalonte te Juventusi

Një kërkesë nga bardhezinjtë për huazim të sulmuesit Beto (Norberto Bercique Gomes Betuncal) u refuzua nga klubi i Premier League. Evertoni nuk ishte i hapur për ta humbur 28-vjeçarin, i cili shënoi një gol barazimi në kohën shtesë për skuadrën e David Moyes në barazimin e së shtunës ndaj Brighton & Hove Albion. Ky ishte goli i katërt i sezonit për Beton, i cili është sulmuesi i vetëm i njohur në skuadrën e Evertonit së bashku me Thierno Barryn.

Në bisedimet për këtë kalim, Evertoni kishte shprehur interes edhe për Edon Zhegrovën, por asnjë nga dy lëvizjet nuk ndodhi.