Klubi turk i Galatasaray-t i ka bërë një ofertë zyrtare këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa, për të performuar në festimet e titullit kampion që pritet të zhvillohen në Stamboll. Sipas raportimeve, oferta kap vlerën e 2 milionë dollarëve për interpretimin e katër këngëve gjatë ceremonisë festive.
Ftesa ndaj artistes shqiptare nuk shihet vetëm si një lëvizje marketingu, por edhe si një simbolikë e lidhur me historinë e klubit. Galatasaray S.K. konsiderohet shpesh si “skuadra e shqiptarëve të Stambollit”, për shkak të rrënjëve të themelimit të saj.
Klubi u themelua në vitin 1905 nga Ali Sami Yen, djali i rilindësit të njohur shqiptar Sami Frashëri. Kjo lidhje historike me familjen e Frashërllinjve i jep ftesës për Dua Lipën një domethënie të veçantë për tifozët shqiptarë dhe turq.
Komente








