TIRANE- Banorët e strehuar aktualisht tek ish-konvikti i tekstilit, ish-konvikti i shkollës së Ndërtimit dhe ish-Çerdhes nr.3 në Kombinat, në Tiranë do të kenë tashmë mundësinë që t’i privatizojnë ato.
 
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin e kalimit të tyre në fond banesash.
 
Godinat e këtyre ish-konvikteve janë përshtatura si objekt banimi nga banorët me shpenzimet e tyre.
Meqenëse këto objekte kanë humbur prej vitesh funksionin e tyre, si dhe për të mos krijuar probleme sociale për familjarët, të cilët janë sistemuar në këto objekte, Enti Kombëtar i Banesave, ngarkohet të bëjë kalimin në pronësi të tyre. Banorët e pastrehë që banojnë në këto godina do t’i privatizojnë ato pa paguar kundërshpërblim, duke i hapur rrugë strehimit të këtyre familjeve. 

KESHILLI I MINISTRAVE LIRON NGA DETYRA PREFEKTIN E TIRANES, KELTIS KRUJA KANDIDON NE TIRANE
 
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për lirimin nga detyra të Kletis Krujës, Prefekt i Qarkut të Tiranës. Kruja është liruar nga detyra pas kandidimit për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit.
 
Keltis Kruja është i 10-ti në listën e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës.
 
VENDIMET PER PRONAT E PALUAJTSHME DHE MARREVESHJE ME MBETERINE E BASHKRUAR
 
Ndërkaq mbledhjen e sotme është miratuar edhe lista paraprake e pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të disa komunave e bashkive në disa qarqe të vendit, si në komunat Shupenzë, Fushë-Bulqizë dhe Derjan, në Dibër; Kamzë, Pezë dhe Petrelë në Tiranë; dhe në Komunën e Bogovës në Berat.
 
Një tjetër vendim i miratuar sot nga Këshilli i Ministrave është propozimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, për tatimin mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)