KM: Miratohet udhërrëfyesi me 5
prioritetet e rekomanduara nga KE
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e rradhës së tij ka vendosur për miratimin e Udhërrëfyesit për 5 prioritetet e rekomanduara nga Komisioni Evropian.
TIRANE - Këshilli i Ministrave në mbledhjen e rradhës së tij ka vendosur për miratimin e Udhërrëfyesit për 5 prioritetet e rekomanduara nga Komisioni Evropian. Sipas vendimit të marrë Ministria e Integrimit është përgjegjëse për zbatimin dhe monitorimin e këtij udhërrëfyesi. Po ashtu kjo ministri do të bëjë raportimet në Këshillin e Ministrave dhe Komitetin Ndërministrot për Integrimin Evropian lidhur me ecurinë e procesit.
Ndër të tjera ministritë dhe institucionet e tjera qendrore duhet të raportojnë tek Ministria e Integrimit për realizimin e detyrave që rrjedhin nga ky udhërrëfyes. Komisioni Evropian ka përcaktuar për Shqipërinë 5 prioritetet ku duhet të përqendrohet qeveria, për mbarëvajtjen e saj në rrugën e integrimit evropian.
Këto 5 prioritete janë:
1.Vazhdimi për zbatimin e reformës në administratën publike
2.Veprime për pavarësinë dhe efikasitetin e gjyqësorit
3.Vendosmëri në luftën kundër korrupsionit
4.Të bëjë më shumë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar
5.Masa për të forcuar të drejtat e njeriut, komunitetit romë, dhe zbatimin e të drejtave të pronarëve
Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:VENDIM PËR MIRATIMIN E UDHËRRËFYESIT PËR 5 PRIORITETET E REKOMANDUARA NGA KOMISIONI EVROPIAN, 2013
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Integrimit Evropian, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e udhërrëfyesit për 5 prioritetet e rekomanduara nga Komisioni Evropian (më poshtë udhërrëfyesi), që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ministria e Integrimit Evropian është përgjegjëse për bashkërendimin dhe monitorimin e zbatimit të udhërrëfyesit dhe raporton në Këshillin e Ministrave dhe Komitetin Ndërministror për Integrimin Evropian për ecurinë e procesit.
3. Ministritë dhe institucionet e tjera qendrore raportojnë çdo javë pranë Ministrisë së Integrimit Evropian për realizimin e detyrimeve që rrjedhin nga udhërrëfyesi.
4. Vendimi nr.988, datë 8.11.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Planit të Veprimit për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shfuqizohet.
5. Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet qendrore, për të cilat në udhërrëfyes përcaktohen detyra të veçanta, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMARedaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2897
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18