KM nxjerr në privatizim
HEC- et  e Matit e Bistricës

KM nxjerr në privatizim<br />HEC- et  e Matit e Bistricës
TIRANE-Kryeminstri Berisha deklaroi sot në mbledhjen e qeverisë se Këshilli i Ministrave sot do të marrë vendim për fillimin e procedurave për privatizimin e dy hidrocentraleve atë të Matit dhe Bistricës.

“Privatizimi shtyllë kryesore e ekonomisë, synon para së gjithash rritjen e efiçensës ekonomike dhe konkurrueshmërisë, kusht për të mbajtur rritjen ekonomike dhe për të përballur krizën e tejzgjatuar që ka pllakosur europën e botën”, komentoi Berisha.

Kryeministri u ndal dhe në dhënien me koncension të mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit. Mirëmbajtja është jashtë kapaciteteve të drejtorisë së Rrugëve, dhe është aftësi e kompanive të mëdha, ndaj dhe ky proces është dëshmi e pandalshme e reformave
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?



×

Lajmi i fundit

Hetimet për Arben Ahmetajn, SPAK sekuestron vilën ku banon ish-zv. Kryeministri! Në pronësi të bashkëjetueses Erjola Hoxha

Hetimet për Arben Ahmetajn, SPAK sekuestron vilën ku banon ish-zv. Kryeministri! Në pronësi të bashkëjetueses Erjola Hoxha