/ATSH/.-Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) e vlerëson protestën e djeshme si të dhunshme dhe e vetmja gjë pozitive është se nuk ka pasur viktima në njerëz.
Në një njoftim për shtyp KMLDNj thekson se kërkon hetime të menjëhershme për ata protestues që kanë hedhur sende të rënda në drejtim të Policisë së Kosovës duke u shkaktuar lëndime të rënda dhe rrezikshmëri për jetën si dhe për nxitësit e dhunës, pavarësisht cilës palë i takojnë.
"Policia e Kosovës ndaj protestuesve ka përdorur sasi të mëdha gazi lotsjellës që sipas KMDLNj-së asnjëherë nuk është përdorur më parë në Kosovë në këso sasi.
Policia e Kosovës ka përdorur kundër protestuesve edhe plumba gome si dhe automjete me topa uji. Në fazën e mëvonshme ka vënë në përdorim edhe mjetet e blinduara që përdoren për shpërndarjen e turmës. Policia e Kosovës ka përdorur edhe shkopinjtë e gomës.
KMDLNj ka identifikuar dy raste kur policia shkel të drejtat e personave të privuar nga liria duke përdorur forcë ndaj të arrestuarve edhe pas prangosjes.
Pavarësisht kësaj vlerësimi i KMDLNj-së është se "Policia e Kosovës ka bërë përpjekje maksimale për mos përdorim të dhunës", thuhet në komunikatë
Sipas KMDLNj protestuesit kanë qenë shumë agresiv ndaj policisë duke hedhur ndaj tyre çdo gjë që u ka rënë në duar.
KMDLNj ka vizituar dhe intervistuar 5 të arrestuar (nga 19 që mbahen në Qendër për Mbajtje në Prishtinë) dhe katër nga 5 të arrestuar i kanë deklaruar KMDLNj-së se janë rrahur edhe pas prangosjes si dhe gjatë qëndrimit si të arrestuar në Qendër të Mbajtjes.
Protesta e 27 janarit sipas KMDLNJ ka qenë e dhunshme dhe përmban elemente të keqpërdorimit dhe të protestuesve për qëllime politike por edhe të policisë për qëllime politike. Prandaj dhe nuk ishte paqësore por e dhunshme!/KosovaPress/
/Shqiptarja.com