TIRANE - Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, deklaron se distancohet nga çdokush që tenton t’i përdorë ata për qëllime politke. Në një deklaratë zyrtare ata sqarojnë pozicionin e tyre jashtë politikës.

“Duke vlerësuar rëndësinë e ushtrimit të së drejtës kushtetuese përmes votës së lirë për çdo besimtar dhe qytetar, i bën thirrje besimtarëve myslimanë dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që t’i shoqërojnë këto momente të zgjedhjeve parlamentare me qetësi, maturi dhe harmoni të plotë me të gjithë qytetarët e këtij vendi.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në përmbushje të funksionit të tij institucional ndaj besimtarëve dhe qytetarëve të këtij vendi, në vazhdimësi ka shprehur paanshmërinë ndaj spektrit politik, si dhe distancohet ndaj çdokujt që përdor emrin e KMSH dhe tenton të flasë në emër të fesë për efekte elektorale, por njëherazi inkurajon të gjithë besimtarët të shprehin të drejtën e tyre ligjore përmes votës së lirë dhe të ndershme për të dhënë kështu kontributin e tyre për Shqipërinë e nesërme”, deklaron KMSH.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)