KMSH solidarizohet me familjet e
përmbytura, dërgon ndihma në jug

KMSH solidarizohet me familjet e<br />përmbytura, dërgon ndihma në jug
Komuniteti Mysliman Shqiptar ka dorëzuar disa qindra pako me ushqime në ndihmë të familjeve të përmbytura në jug të vendit, kontribut i besimtarëve myslimanë shqiptarë.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, i pranishëm në dorëzimin e ndihmave, shprehu falënderimin për të gjithë besimtarët nga e gjithë Shqipëria, të cilët iu bashkuan thirrjes së institucionit, duke dëshmuar një frymë të lartë humanizmi e solidariteti. 

kmsh 2

"Falënderoj besimtarët që iu bashkuan kësaj nisme shoqërisht të dobishme, të nxitur nga thirrja e Zotit në Kur’an: “Bashkëpunoni në të mira e devotshmëri” dhe porosia profetike: “Zoti është në ndihmë të robit përderisa ky është në ndihmë të vëllait të vet”, u shpreh Spahiu. Ai shtoi gjithashtu se në këtë moment, kur këta banorë nuk kanë pothuajse asgjë, çdo ndihmë është e rëndësishme.

kmsh 3


Ndërsa Ilir Hoxholli, kryetar i Komitetit Shtetëror për Kultet, falënderoi Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, por edhe komunitetet e tjera fetare, të cilat janë gjendur pranë këtyre familjeve që në momentet e para të përmbytjes. Të pranishëm gjatë dorëzimit të ndihmave ishin edhe kancelari i Komunitetit Mysliman, Ylli Cikalleshi dhe drejtori për Çështjet Sociale, Edvin Kuçi.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë