Knut Fleckenstein ndryshon profesion për pak orë, eurodeputeti provon punën në supermarket (Foto)

Knut Fleckenstein ndryshon profesion për pak orë, eurodeputeti provon punën në supermarket (Foto)

Eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein duke punuar për pak orë si arkëtar në supermarket

Eurodeputeti dhe Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, ka provuar punën e një kasieri në supermarket. Në një nga pikat e shitjes së Edeka-s në Gjermani, Fleckenstein ka punuar për disa orë në arkën e supermarketit në rolin e një kasieri. Nisma kishte lidhje me grumbullimin e parave për azilkërkuesit në Gjermani. Fleckenstein iu ka shërbyer klientëve të cilët kanë shkuar për të blerë në këtë pikë.

Fleckenstein i ka publikuar fotot në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku mes të tjerash shkruan se kjo nismë i ka shërbyer për të parë nga afër punën e vështirë të një arkëtari.

Foto e publikuar nga Knut Fleckenstein

E madhe, pasi isha ulur për  gjysmë orë në arkën e supermarketit Edeka në Hamburg,  arrita të grumbulloj nga shitjet një shumë prej 65o euro. Më pas Edeka i grumbulloi paratë dhe ne shtuam të tjera duke arritur në fund një shumë prej 950 eurosh. Shumë kjo që do të shkojë për nismën “Miqtë e Azilkërkuesve”. Kjo ishte shumë zbavitëse dhe edukative.

Më bëri të kuptoj shqetësimet e shitjes me pakicë dhe punën e vështirë të një arkëtari.”-shkruan Fleckenstein.

Foto e publikuar nga Knut Fleckenstein

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë