TIRANE- Kryetari i PSV 91 Petro Koçi tha se është e domosdoshme që para drejtësisë të shkojnë zyrtarët e lartë që të ketë efikasitet në luftën kundër korrupsionit. “Opinioni publik do jetë në monitorim të qeverisë, për moralin, transparencën. Për faktin sesa qeveria është e angazhuar në luftën kundër korrupsionit për pjesën që i takon. Pavarësisht se mund të ankohet një ish-Ministër që po e çojnë në prokurori politikisht”, tha Koçi. Që i referohet modeleve të vendeve të BE.

“Mendoj se për shkallën e lartë të korrupsionit që ka pasur Shqipëria duket se ka një pritshmëri të madhe jo vetëm kombëtare, por dhe ndërkombëtare që në bankën e akuzës të mbërrijnë peshq të mëdhenj. Lufta që bëhet ndaj korrupsionit duke kapur ca peshq të vegjël nuk të çon atje ku duhet. Edhe tek ne duhet të ndodhë si në Itali, Kroaci, Rumani, ku njerëz me përgjegjësi të mëdha qeverisëse duhet të përgjigjen për humbjet më të mëdha sesa detyra e tyre financiare në proçesin qeverisës”, tha Koçi.
 

Shkrimi u publikua sot (10.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)