Koço Kokëdhima qejfmbetur në 25
vjetorin e PS: Këtu ka shumë intriga

Koço Kokëdhima qejfmbetur në 25<br />vjetorin e PS: Këtu ka shumë intriga
Ish-deputeti Koço Kokëdhima është shfaqur qejfmbetur edhe në ceremoninë e përvjetorit të PSSH-së.

Disa ditë pas incidentit në festën e degës së PS-së në Vlorë, ku akuzoi se mandatin në Kushtetuese e humbi prej deputetëve socialistë, edhe mbrëmjen e sotme Kokëdhimës s'i kishte zbritur inati, ndërsa shkoi edhe më tej kur tha se në PS ka intriga.

Çka tregon për raportin e tij të vështirë me selinë rozë, por siç duket edhe me vetë kryetarin e PS, Edi Rama.

Këtu ka shumë intriga. Në PS ka shumë intriga. Ndonjëherë pjesë e tyre bëhen edhe njerëz të medias”, u përgjigj Kokëdhima i pyetur për akuzat në adresë të tij në PS, se po punon kundër reformës në drejtësi.
 
Ai shprehu mirënjohje për socialistët e thjeshtë që sipas tij janë kontribuuesit më të mëdhenj në PS.
 
"Në këtë moment mendja na shkon tek të gjithë mbështetësit e PS. Për njerëzit e thjeshtë që janë kontribuues të mëdhenj në PS. I uroj socialistëve të bëjmë sukses në sfidat e ardhshme. Koço Kokëdhima ndihet shumë i gëzuar si kur është edhe kur nuk është deputet. Është pranë miqve kudo", u shpreh Kokëdhima. 

Koço Kokëdhima akuzohet nga segmente brenda PS se po shantazhon reformën në drejtësi me votën e deputetes së Qarkut të Vlorës, Mira Shehu. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot