Koalicion PD-PS? Boçi:Vetëm
për interesa madhore të vendit

Koalicion PD-PS? Boçi:Vetëm<br />për interesa madhore të vendit
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi në një intervistë për emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga në Report Tv u shpreh se koalicioni PD-PS është hipotetik dhe i pamenduar dhe që mund të ndodhë vetëm për çështje të mëdha kombëtare.

Ai tha se Partia Demokatike po garon në zgjedhje me program e ide për të shembur "Republikën e Vjetër", larg qëllimeve të një koalicioni me të majtën.
 
“Çështja është hipotezë dhe hipotezat janë si ëndrrat, janë idilike por janë larg të vërtetës. Ka disa që e kërkojnë këtë koalicion. Fjalë të tilla do qarkullojnë, ky koalicion është më i pamenduari. Mund të jetë koalicion për çështje të mëdha kombëtare por mund t’i humbasë shijen politikës. Ne jemi në betejë e garë, do shembin “Republikën e Vjetër” për të ndërtuar “Republikën e Re” nuk kemi qëllim koalicion me PS”, u shpreh Boçi.
 
Në maj PD do të votojë Komisionet e Vettingut
Deputeti demokrat deklaroi se kjo parti është e vendosur që brenda maujit maj të vijojë rrugën e Vettingut duke votuar 2 komisionet.
 
“PD e vendosur për të realizuar Vettingun. Në maj PD do të votojë Vettingun. Komisionet e Vettingut ngrihen në maj”, tha Boçi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim