“Një koalicion PD-PS do të ishte si një ëmbëlsirë me kripë” kështu shprehet Ermal Telha, sekretar i PDIU.
I ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Telha ka komentuar deklaratat e përfolura kohët e fundit se mund të ketë një koalicion mes dy partive të mëdha, me qëllim shmangien e të vegjëlve.
Ai tha se PDIU nuk i trembet këtij bashkëpunimi por se shqiptarët nuk e meritojnë diçka të tillë.
“Kam dëgjuar së fundmi për një bashkëpunim PD-PS, është njësoj si të gatuash ëmbëlsirë me kripë. Nuk i trembemi një bashkëpunimi të mundshëm, por i bie që gjitha akuzat mes njëra tjetrës dhe ne të futemi në një eksperiment më të çuditshëm në 27 vite. Nuk besoj se asnjë shqiptar nuk e meriton këtë gjë, tha Telha.
Gjithashtu sekretari i PDIU ka komentuar dhe mosvotimin nga PS të Shpëtim Idrizit në komisionet e Vettigut. Sipas tij, ky vendim nuk i ndihmon marrëdhëniet me dy forcave politike por nuk është një arsye madhore që koalicioni të ketë çarje.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO