Koalicionet, Milo: Nëse PS refuzon
negociojmë me aleatët...jo me PD!

Koalicionet, Milo: Nëse PS refuzon<br />negociojmë me aleatët...jo me PD!
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo deklaroi se është në proces negociimi me Partinë Socialiste për të dalë së bashku ne zgjedhjet e ardhshme vendore. Por sipas Milos nëse PS refuzon, PDS do të jetë e hapur për negociatat me alternativat e tjera politike, ndërsa përjashton kategorikisht koalicionin me të djathtën.

“Ne jemi në një proces negocimi me partinë socialiste të cilin ne do ta zhvillojmë me vullnet por që nuk varet vetëm nga ne. Në momentin kur do të ketë një produkt në vijim të bisedimeve që kemi kryer dhe në respekt të zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar para 2 vitesh ne natyrshëm do të shkonim në koalicionin të cilin jemi ndodhur, por në momentin që nuk do të ketë dhe që ne nuk e urojmë një përfundim të negociatave që ka parasysh interesat legjitime të partisë Demokracia Sociale atëherë ne jemi në të drejtën tonë që të kërkojmë një alternativ tjetër përfaqësimi në zgjedhjet vendore. Nuk bëhet fjalë që Demokracia Sociale të shkojë në një koalicion me të djathtën për shkak të ndryshimeve programore që kemi”, u shpreh Milo.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Amerika ime

Edison Ypi: Amerika ime