Koalicionet në Kosovë, ambasadori
gjerman Blomeyer: Nuk përzihemi

Koalicionet në Kosovë, ambasadori<br />gjerman Blomeyer: Nuk përzihemi
Ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer, ka hedhur poshtë mundësinë e përzierjes në situatën aktuale politike në vend, pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Blomeyer, tha se gjatë këtyre dy viteve sa ka qenë në Kosovë, është përmbajtur që të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës.

"Mendoj që një ndërhyrje e tillë nuk është normale, sepse ne e kemi objektiv që Kosova të jetë shtet sovran dhe i pavarur, prandaj unë mendoj që ne nuk do të duhej të ndërhynim as në interpretimin e Kushtetutës, sepse Kosova e ka gjykatën e vet kushtetuese, pastaj ne nuk do të duhej të nderhynim as në vendimet e kryetarëve se kush do të duhej të nominohet për kryeministër, sepse ju e keni presidenten e juaj e cila është pergjegjëse për këtë, e ne nuk do të duhej të nderhynim as në koalicionet e partive politike, sepse edhe ajo është çështje e tyre', ka thënë Blomeyer.

I pyetur për integrimin e Kosovës në BE, ai tha se së pari duhet të dihet se perspektiva e Kosovës për integrim në BE, është pranuar nga secili, duke përfshirë edhe shtet që nuk e kanë njohur Kosovën.

"Ç farë është e nevojshme për të arritur atje, shembull dialogu me Serbinë është kusht dhe ju duhet të vazhdoni me dialogun, gjithashtu edhe të luftoni korrupsionin, ky është një tjetër kusht i domosdoshëm që duhet të përmbushet nëse dëshironi të arrini në BE, këto duhet t'i dijë edhe populli i Kosovës dhe te mos i merr si ndërhyrje", ka thënë Blomeyer. 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti