Koalicionet, Ndoka-Lesi
gati shkrirja e PDK-së

Koalicionet, Ndoka-Lesi<br />gati shkrirja e PDK-së
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ndjehet i zhgënjyer nga dy partitë e mëdha PS dhe PD, duke deklaruar për herë të parë përfshirjen e tij në aleancë me partinë e presidentit Bamir Topi, menjëherë pas krijimit të saj. Por nga ana tjetër ai shkon dhe më tej në iniciativën e tij politike, teksa deklaron se është në negociata për shkrirjen e PDK të drejtuar prej tij me LDK e Nikollë Lesit, për të krijuar një strehë të përbashkët për të gjithë demokristianët shqiptarë.

Kreu i PDK, Nard Ndoka pohoi për mediat negociatat me partinë tjetër demokristiane të Nikollë Lesit, pasi në zgjedhjet lokale të dyja këto parti kanë arritur të marrin 70 mijë vota, një peshë e konsiderueshme elektorale e lakmueshme për çdo koalicion politik.

Nga ana tjetër përpjekja e Ndokës për të bashkuar dhe partinë e Lesit me PDK, është një "udhëtim" i butë në drejtim të koalicionit qeverisës të drejtuar nga Berisha, pjesë e të cilit është dhe Nikollë Lesi, ndonëse me një pozicion zv.ministri. Pavarësisht akuzave të hershme të Lesit ndaj Ndokës, sipas të cilit e kishte afruar në PDK ndërkohë që ky i mori partinë disa vite më parë duke e detyruar të themelojë LDK, afrimi dhe shkrirja e këtyre partive është drejt realizimit.

Njëherësh Ndoka nuk mohon negociatat joformale me demokratët, por përjashton një rikthim të tij tek ish-aleati i dikurshëm, me të cilin ka ende një marrëveshje të ngrirë që pas largimit nga qeveria e nga posti i ministrit të Shëndetësisë. Madje dhe përpjekjet e demokratëve për ta afruar, Ndoka i komenton si reagime nga frika se po forcohen pozitat e Bamir Topit.

Demokristiani Ndoka shprehet mjaft kritik me socialistët e në mënyrë të veçantë për kreun e PS, Edi Rama i cili sipas tij, ka mbajtur marrëdhënie jo korrekte me aleatët, si dhe është treguar gjithnjë i ngurtë në mbështetjen ndaj tyre, duke sjellë në vëmendje zgjedhjet e fundit vendore. Rishikimi i pozicionit në opozitë me PS do varet nga ecuria e punës se reformës zgjedhore e qëndrimi që PS do të mbajë në këtë komision, për aleatët.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut